5 arsyet përse meshkujt nuk duan të martohen

Terapistja e çifteve, Marie Claire  ka dhënë disa arsye, duke ndihmuar femrat të kuptojnë, ku qëndron në të vërtet problemi pse meshkujt nuk vendosin lehtë për ta çuar lidhjen në diçka më serioze e deri në martesë.

Meshkujt “piqen” më vonë se femrat

Angazhim do të thotë pjekuri  për disa meshkuj dhe ata nuk duan “të rriten”. Kështu ata e shohin angazhimin si një shenjë që do tregonte se aventurat për ta kanë marrë fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka prioritete të tjera

Swiss Digital Mobile Reklama

Në jetë është e vështirë të krijosh një ekuilibër midis dashurisë, punës dhe familjes. Nëse ekzistojnë gjëra të tjera të rëndësishme në jetën e tij, sesa marrja e më shumë përgjegjësive, atëherë rritet mundësia mos të vendosë.

Miqtë e tij nuk kanë krijuar ende diçka serioze me dikë

Asnjë  mashkull nuk do dëshironte të ishte i pari i grupit që të fejohej, apo martohej. Prandaj, shpresoni që miqtë e tij të krijojnë diçka, pasi kjo mund të nxisë partnerin tuaj të vendosë për ta çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.

Po  i bëni shumë presion

Kurrë nuk duhet t’i bëni presion një mashkulli për të bërë diçka që vetëm ju e dëshironi. Kjo do e largojë atë nga ju, sepse çdo gjë vjen natyrshëm dhe gjërat pa dëshirë kanë një fund jo të mirë.

Eksperienca e hidhur e divorcit të prindërve të tij

Psikologët këmbëngulin se e kaluara e një personi është një ndër gjërat kryesore për të parashikuar të ardhmen e tij. Në këtë rast, nëse prindërit e tij janë të divorcuar, nuk mendon se martesa është një ndër gjërat më të mira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?