5 ndryshimet tek njeriu kur puth për herë të parë

Libra, filma, këngë, e shumë shumë janë bërë e do bëhen për dashurinë. Në filma, regjisorët i japin një vëmendje puthjes së parë por si e shpjegojnë nga ana emocionale, psikologët? Puthja e parë nuk harrohet kurrë për vetë emocionet që të përcjell. Sipas studiuesve, në trupin tuaj ndodh reaksion kimik kur puthni për herë të parë. Në këtë mënyrë ju përjetoni ndjenja të këndshme.

Më poshtë 5 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur puthni për herë të parë:

1.Çliroheni nga stresi

Një studim ka zbuluar se në momentin kur puthni për herë të parë, ulet në mënyrë drastike niveli i hormonit të stresit, kortizoni.

2.Ndihmon në luftën kundër kolesterolit.

Puthja ka ndikim pozitiv në presionin e gjakut. Studiuesit kanë zbuluar se një puthje romantike mund të ulë nivelin e kolesterolit.

3.Pështyma juaj është shumë e zgjuar

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, puthjet shërbejnë për të vlerësuar nëse personi që po puthni mund të jetë bashkëshorti juaj i ardhshëm. Dhe këtu luan rol pështyma. Mesa duket, përbërja kimike e pështymës ndihmon trupin tuaj të vendosë nëse personi që po puthni është i përshtatshëm për të krijuar familje.

4.Rritet adrenalina

Adrenalina arrin në nivele të larta dhe rrahjet e zemrës shtohen kur ju puthni për herë të parë. Mos u shqetësoni, kjo është diçka e mirë.

5.Trupi prodhon shumë kimikate të tjera që shkaktojnë lumturi

Trupi ynë nuk prodhon vetëm adrenalinë dhe oksitacinë. Janë një tërësi e kimikateve që prodhohen dhe na bën tepër të ndjeshëm. Justin Lehmiller, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit, thotë se trupi ynë është i mbushur me dopaminë. Dopamina çlirohet kur ne argëtohemi së tepërmi me gjërat që bëjmë.

SHKARKO APP