5 qytetet e bukura, por mos rrezikoni t’i vizitoni vetë

Edhe pse disa vende në botë janë ideale për vizitorë që udhëtojnë vetë, disa janë shumë të rrezikshëm nëse përpiqeni të “hulumtoni” qytetin dhe rrethinën vet. Mashtrimet e shoferëve të taksisë dhe  hajdutët janë gjithëkund, porn ë disa qytete bandat e armatosura synojnë turistët perëndimor, duke tentuar të përfitojnë nga ata. Ju sjellim listën e pesë qyteteve më të rrezikshëm në botë:

  1. Bogota, Kolumbi

Edhe pse është piktoresk kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota është shumë qytet i rrezikshëm. Organizatat terroriste,  narko kartelet dhe bandat e rrugëve këtu janë të shpeshta…

  1. Mexico City, Meksiko

    Më bukuritë e veta natyrore dhe shumë pushimore, Mexico është destinacion i dëshiruar për vizitorët nga mbarë bota. Mirëpo, në kryeqytetin e këtij vendi ndodhin grabitje, sulme, por edhe kidnapime-rrëmbime. Sidomos femrave nuk u preferohet të udhëtojnë natën me transport urban.
  2. Lima, Peru

Për të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë qytetet historike të Amerikës jugore, sidomos  Machu Picchu, Lima është pikënisja. Pikërisht aty e kanë synimin ata qëllimkëqijtë. Për shkak të numrit të madhe të turistëve, numri i kriminelëve poashtu  është i madh, që përfitojnë nga situatat e volitshme.

  1. New Delhi, Indi

Ky qytet i Indisë viteve të fundit për shkak të rritjes intensive është shëndërruar në qytet të rrezikshëm e sidomos për femrat, sepse dhunimet janë bërë dukuri e shpeshtë.

  1. Jakarta, Indonezi

Jakarta turistëve u ofron avantura dhe kulturë unikale, por nën sipërfaqe fshihen ërreziqet. Pos tërmeteve, të shpeshta janë kërcënimet terroriste dhe kidnapimet-rrëmbimet e të huajve. Krahas faktorit njeri, aty paraqitet edhe rreziku tjetër siç është tërmeti.

SHKARKO APP