5 rregulla si të nisësh punën pas pushimeve
Vera po mbaron dhe pushimet tani janë pjesë e kujtimeve. Para syve tashmë kemi vetëm një moment, rikthimin në punë. E teksa mendojmë të mbajmë një pjesë të nxirjes së trupit pas gjithë asaj lodhje, duhet të mendojmë dhe se si ta nisim sezonin e ri të punës pa u përfshirë nga nostalgjia. Rregulli i parë para të gjithave: të fillosh me humorin e duhur. Disa këshilla që do ju ndihmojnë të nisni punën me humor pozitiv.
Jepini kuptim profesionit
Cilado qoftë puna juaj, ka një kuptim të saktë. Ndonjëherë mendojmë se punojmë për inerci, pa u kushtuar rëndësi qëllimit unik. Mendojeni fillimin e punës pas pushimeve si një ndihmë për të tjerët, në një farë mënyre. Në këtë mënyrë do të ndiheni të dobishëm dhe do të keni humorin e duhur për të nisur punën.
Kujdesu për veshjen
A do të kishte mënyrë më të mirë për tu rikthyer në punë se sa ajo e përqëndrimit tek pamja. Mund të mendoni për veshje të reja, apo të bëni ndonjë pazar të vogël. Luani me stile dhe ngjyra duke e bërë më të bukur rikthimin në zyrë.
Mendoni anën pozitive
Nëse mendoni për atë që nuk ju pëlqen dhe nuk keni dëshirë të përballeni atëherë do e keni të vështirë. Mendoni më mirë se do të shihni një koleg që tashmë mund ta keni dhe mik dhe keni se për çfarë të flisni.
Mendoni për projekte të reja
Nëse puna ju jep mundësinë të propozoni projekte të reja, mund të zhvilloni kreativitetin tuaj. Mendoni për diçka të re për të propozuar apo ide tuajat, që mund të jenë një mënyrë e mirë për tu rikthyer në punë me energji pozitive.