5 shtetet që punojnë për njerëzimin në botë
Detyra e një shteti është mirëqënia që duhet ti krijojnë popullatës. Së fundmi, referuar një raporti të quajtur “Indeksi i Shteteve të Mira”, që rankon 163 shtete për kontributin e tyre në komunitetin global, Suedia del në krye të të gjithëve. Në kategoritë individuale, vendi nordik del i pari sa i takon masave të marra për Prosperitet&Barazi dhe Shëndet &Mirëqenie.
“Suedisë duhet t’i ketë ardhur në majë të hundës së dali në vend të parë të çdo indeksi për shtete por faktet kështu flasin”, tha Simon Anholt, një këshilltar i pavarur politikash dhe krijuesi i Indeksit.
Në shtator, ajo u rendit e treta në Indeksin Global të Inovacionit, sidomos falë universiteteve të saj që shkëlqejnë në kërkim. Vendi nuk ka probleme emigrimi dhe strehon dhe integron më së miri të huajt që ka.
5 shtetet e para:
1. Suedia
2. Danimarka
3. Holanda
4. Britania e Madhe
5. Gjermania
5 vendet e fundit janë:
159. Iraku
160. Republika Afrikane Qendrore
161. Mauritania
162. Guinea Ekuatoriale.
163. Libia