5 zakone të gabuara që na bëjnë të dukemi më të plakur
Plakja është fiziologjike, por si mund ta bëjmë që të vonojë më shumë? Mjafton të ndryshojmë disa sjellje, por jo për t’u bërë më të shëndetshëm dhe për t’u dukur më të rinj. Ja disa këshilla:
Konsumoni pak fruta dhe perime
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë në luftën kundër radikalëve të lirë, që janë përgjegjës për plakjen e lëkurës. Dhe konfirmimi vjen nga dy hulumtime të ndryshme: në të parën, botuar në ISRN Dermatology, theksohet se vitamina E është posaçërisht në gjendje të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV, madje dhe nga problemet e pigmentimit dhe të zvogëlojë inflamacionin; në të dytën, tek gazeta e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, vihet theksi tek vitamina A dhe B3, të domosdoshëm për të shmangur këputjen e kolagjenit, për të nxitur elasticitetin e lëkurës dhe për të zvogëluar hiperpigmentimin.
Këshillë: Rezervoni perime me gjethe jeshile, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shparg dhe kërpudha.
Mos e ekzagjeroni me sheqernat
Konsumimi i niseshteve dhe sheqernave të tepërt nuk dëmton vetëm belin, por edhe lëkurën, sepse rrisin pikun glicemik duke nxitur inflamacionin dhe aknet. “Vuajtja nga puçrrat ka të ngjarë të shkaktojë plagë të përhershme”, paralajmëron Dr. Zeiner, por edhe kur zhduken, rreziku është që shenjat ngjyrë kafe të mbeten në lëkurë, të ngjashme me pikat e diellit, që menjëherë na bëjnë të dukemi më të vjetër. Përveç kësaj, është e nevojshme të merret në konsideratë glicemia, që është procesi përmes të cilit molekulat e sheqerit lidhen me proteinat e kolagjenit dhe elastinës, duke shkaktuar një humbje elastike, e cila favorizon shfaqjen e rrudhave të parakohshme”.
Këshilla: Zvogëloni konsumin e sheqerit dhe rrisni proteinat, duke planifikuar ushqimin dhe shmangni tundimet.
Duhani
Mushkëritë nuk janë organi i vetëm që dëmtohen kur pi duhan, sepse edhe lëkura dëmtohet dhe hulumtuesit që kanë kryer studimin e botuar në revistën Plastic&Recostructive Surgery kanë pasur provën për të krahasuar shprehjet e fytyrës së 79 çifteve binjake – një nga dy duhanpirësit ose që kishin pirë pesë vjet më shumë se tjetri – zbuluan se ata që kishin varësi nga nikotina treguan më shumë “qeska” nën sytë e tyre dhe rrudha në buzë e fytyrë.
Dhe nganjëherë shenjat e plakjes shfaqen jo vetëm në fytyrë, por edhe në pjesë të tjera të trupit , të tilla si zona e brendshme e krahëve. “Kjo është për shkak të faktit që pirja e duhanit ul furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurë dhe kjo shkon në dëm të qarkullimit të gjakut”, shpjegon Zeichner. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin e rrezikshëm të kimikateve që gjenden në duhan, të cilat mund të dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, siç lexohet në faqen e Klinikës Mayo.
Këshillë: Nëse e gjithë kjo nuk mjafton për t’iu bindur që të lini përgjithmonë cigaren, një kujtesë e Shoqatës Amerikane të Kancerit thekson se pirja e duhanit është akuzuar për dëmtimin e pothuajse të gjitha organeve të brendshme të trupit, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.
Alkoli
Ka një arsye se një ditë pas “ dehjes” ndjehesh (dukesh) si një leckë; alkooli redukton nivelet e antioksidantëve në lëkurë, duke e bërë kështu të paaftë për të luftuar veprimin e radikalëve të lirë dhe kështu favorizon shfaqjen e rrudhave. “Sidoqoftë, është mirë të theksohet se ende nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të treguar se alkooli lidhet drejtpërdrejt me plakjen e parakohshme”, thotë Zeichner. Ndërkohë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se pirja e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda kardiake dhe të mëlçisë, favorizon depresionin dhe mund të shkaktojë disa lloje të kancerit.
Këshillë: Nëse nuk mund të heqësh dorë nga një “gotë e vogël”, është mirë (vetëm për të rriturit) të përpiqeni të qëndroni brenda kufijve të sugjeruar.
Mos përdorni kremin solar
Edhe pse ky zakon është më së shumti në verë, mbetet gjithmonë i vlefshëm, duke marrë parasysh dëmet që mund të shkaktojë dielli pa mbrojtje adekuate.
“Edhe ekspozimi i pakët ndaj rrezeve UV rrit praninë e radikaleve të lira, që siç u përmend më parë, dëmtojnë kolagjenin, elastinën dhe qelizat e njëjta të lëkurës duke shkaktuar plakjen e parakohshme të lëkurës dhe zhvillimin e mundshëm të tumoreve”, na kujton Zeichner.
Konfirmimi në një studim australian, të bërë me mbi 900 vullnetarë, të ndjekur për katër vjet: studiuesit vunë re që atyre që u ishte thënë të aplikonin (dhe të riaplikonin si duhet) kremin solar çdo ditë treguan 24% më pak shenja plakjeje të lëkurës në krahasim më njerëzit që nuk morën udhëzime në lidhje me këtë.
Këshillë: Siç u vu re në një hulumtim të publikuar në Kirurgjinë Dermatologjike, mjafton të përdorësh një krem solar me faktor mbrojtës 30, për 12 javë për të ndryshuar dukshëm dëmin e shkaktuar nga rrezet UV.