50 studente thyejnë kodin e veshjes në shkollë, ja çfarë bëjnë djemtë

Një shkollë në Kaliforni ka kthyer 50 vajza në shtëpi që të ndërronin veshjet pasi kishin thyer rregullat e etikës për uniformën.

Thuyhet se ato kishin veshur bluze, të cilat zbulonin supet e tyre, që konsiderohet si veshje provokuese. Disa djem kanë vendosur që të protestojnë në emër të tyre, duke u shfaqur në shkollë me një veshje të tillë.

Sipas YahooStyle, ky kod veshje ka qenë prej vitesh në gjimnazin ‘San Benito’, por studentët kanë zbuluar se nuk është zbatuar asnjëherë.

Drejtori i shkollës, Adrian Ramirez njoftoi se ky kod veshje ka shkaktuar rrëmujë në shkollë, prandaj vendimi do shqyrtohet në mbledhjen e rradhës ku do marrin pjesë studentë dhe mësues.

SHKARKO APP