50 thënie të famshme nga Ronald Reagan

Më 5 qershor të vitit 2004 vdiq pas një sëmundje të gjatë presidenti i 40 i SHBA-së, Ronald Reagan. Ai kishte lindur më 6 shkurt 1911.

Ronald Wilson Reagan lindi më 11 shkurt të vitit 1911 në Tampico të shtetit Illinois . Ai u rrit në pjesën qendrore të Amerikës dhe pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë e më në fund President i Shteteve të Bashkuara.

Ronald Regan ishte president për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot ai konsiderohet si një nga presidentët më të admiruar nga amerikanët.

Presidenti Regan vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik, për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizmit për shumë amerikanë.

Por nuk janë vetëm republikanët që duan të përmendin emrin e presidentit të 40-të amerikan. Presidenti Obama i referohet herë-herë Ronald Reaganit dhe trashëgimisë së tij.

Ronald Reagani është popullor jo vetëm për konservatorët, por për shumë amerikanë të të gjitha bindjeve politike.

Ai njihej për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit. Tirana Observer me rastin e 8-vjetorit të vdekjes së Reagan ka përzgjedhur 50 thëniet e tij më brilante.

***

1- Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër.

2- Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.

3- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.

4- Nuk kemi borxh një miliard dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliard dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë.

5- Informacioni është oksigjeni i epokës moderne. Ai kapërcen përmbi muret me telat me gjemba, ai depërton përtej kloneve me korrent.

6- Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.

7- Unë i bëj thirrje komunitetit shkencor, atyre që na dhanë armët bërthamore, për të orientuar talentet e tyre të mëdha tani ndaj çështjes së njerëzimit dhe të paqes në botë: të na japin mjetet për t’i bërë këto armë bërthamore të pafuqishme

8 – Qeveria gjithmonë gjen një arsye për paratë që ajo merr.

9- Nga katër luftëra që i kam parë në jetën time, asnjëra nuk erdhi për shkak se Amerika ishte tepër e fortë.

10- Udhëheqësi më i madh nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që i bën njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha”

11- Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.

12- Qeveria ekziston për të na mbrojtur nga njëri-tjetri.

13 – I gjithë ndryshimi i madh në Amerikë fillon në tryezën e darkës.

14- Pushteti i koncentruar gjithmonë ka qenë armik i lirisë.

15- Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.

16- Qeveria nuk i zgjidh problemet, por i subvencionon ato.

17- Beso, por verifiko.

18- Detyra e parë e qeverisë është t’i mbrojë njerëzit, jo të drejtojë jetën e tyre.

19- Ne duhet të refuzojmë idenë se çdo herë që një ligj është shkelur, shoqëria është më fajtore se shkelësi i ligjit. Është koha për të rivendosur rregullin amerikan që çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij.

20- Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

21- Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.

22- Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.

23- Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.

24- Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.

35- Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.

36- Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë e hartuar ndonjëherë nga njeriu.

37- Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.

38- Të rrish duarkryq duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.

39- Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.

40- Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.

41- Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.

42- Nuk ka kufizime në mendjen e njeriut, nuk ka mure rreth shpirtit të njeriut, nuk ka pengesa për përparimin tonë, përveç atyre që ne vetë ngremë.

43- Tatimpaguesi – është dikush që punon për qeverinë federale, por nuk duhet të marrë provimin e shërbimit civil.

44- Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.

45- Rrethojeni veten me njerëzit më të mirë që ju mund të gjeni, delegojeni autoritetin, dhe mos ndërhyni për aq kohë sa që politika të cilën e keni vendosur ju po realizohet.

46- Një foto vlen sa 1000 mohime.

47- Mendjet më të mira nuk janë në qeveri. Nëse do të ishte ndonjëri, biznesi do t’ia vidhte asaj.

48- Historia na mëson se lufta fillon kur qeveritë besojnë që çmimi i agresionit është i lirë.

49- Njerëzit nuk bëjnë luftëra, ato i bëjnë qeveritë.

50- Mendimi se jam president më frikëson dhe nuk mendoj se e dua këtë punë.

SHKARKO APP