50 thëniet më inspiruese që duhet ti dini
Lexoni 50 thëniet më inspiruese që janë thënë ndonjëherë:
Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura-Kevin Kruse
Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë-Napoleon Hill
Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë-Albert Einstein
Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën-Robert Frost
Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime-Florence Nightingale
Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni-Wayne Gretzky
Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses-Michael Jordan
Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje-Amelia Earhart
Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim-Babe Ruth
Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes-Clement Stone
Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh-Kevin Kruse
Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera-John Lennon.
Ne bëhemi çfarë mendojmë-Earl Nightingale
20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo-Mark Tuein
Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj-Charles Suindoll
Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë-Alice Walker
Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh-Buda.
Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani-Proverbë kineze
Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet-Sokrati
80% e suksesit është të tregosh që vlen-Woody Allen
Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër-Steve Jobs
Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po-Vince Lombardi
Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia –Stephen Covey
Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso
Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Kristofor Kolombi.
Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.
Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn
Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford
Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein
Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.
Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra
Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm-Zig Ziglar
Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt-Anais Nin
Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë nuk mund të pikturosh-Vincent Van Gogh
Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë-Aristoteli
Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet-Jezusi
I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh-Ralph Valdo Emerson
Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar-Henry David Thoreau
Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe-Erma Bombeck
Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar-Booker T Uashington
Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra-Proverbë indiane
Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës-Theodore Roosvelt
Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës-George Addair
Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita-Platoni
Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh-Arthur Ashe
Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën-John Lennon
Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8-Proverb japoneze
Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne-Helen Keller
Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin-Konfuci
Nëse e ëndërron, mund ta arrish-Zig Ziglar