50 vjet në shërbim të atdheut

Nga Nikolla Sudar/ Kur flasim për ngjarje të vrullshme historike, mendja na shkon tek ata që dolën në ballë të tyre dhe dhanë gjithçka për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kjo është arsyeja që kanë zënë vend nderi në historinë e popullit, prandaj ai i ruan thellë në memorien e vet e vet dhe përkujtimin e veprës së tyre e trashëgon nga brezi në brez.

Edhe Shijaku, pjesëmarrës aktiv në të gjitha ngjarjet madhore të vendit, nxorri nga gjiri i tij burra të mençur të pushkës dhe të penës, të cilët kanë qenë dhe kanë mbetur mburrja e së kaluarës së vet historike.

Njëri prej tyre është edhe atdhetari i shquar, mësuesi dhe edukatori i palodhur i vegjëlisë,i paharruari Tahsin Këlliçi. Fisi Këlliçi përmendet me respektin më të thellë në historinë famëmadhe të kryeqytetit. Atdhetarë të nderuar si Myhtesim Këlliçi etj. do të kujtohen gjithmonë me respekt të thellë.

Ishte fundi i viteve tetëdhjetë të shekullit nëntëmbëdhjetë, kur adminstrata e kohës emëroi në kazanë (nënprefekturën) e sapokrijuar të Shijakut, si kadi (gjyqtar), z. Hysen Këlliçi. Brezi i vjetër e kujton me respektin më tëmadh këtë njeri shpirtmadh, për ndershmërinë që tregonte dhe drejtësinë që jepte në vendimet e veta.

Pikërisht në një vatër të tillë tënderuar lindi në Shijak, më 1897, Tahsin Këlliçi. Ishte fareiri kur e humbi të atin. Në këto kushte shumë të vështira bie në sy tek ai zgjuarsia e rrallë natyrale dhe zelli i veçantë për të mësuar. Pasi kreu filloren turke, ai do të shquhej gjatë gjithë jetës së vet për një punë skrupuloze si autodidakt. Fshehurazi mësoi nga një nëpunësi administratës alfabetin shqip.

Ishin kohë shumë të vështira për vendin. Pushtuesit zinin vendine njëri-tjetrit, por atdhetarët e vërtetë do t’i shërbenin deri në fund atdheut. Me punë të palodhur dhe me përkushtimin e rrallë si rrallëkush, më 5 janar të vitit 1917, Tahsin Këlliçi do të hapte shkollën shqipe për të parën herë në fshatin Radë, vatër arsimdashëse e nënprefekturës së Shijakut. Kështu do të fillonte odisea e tij e suksesshme si mësues i vegjëlisë. Kudo ku ai punoi në fshatrat e zonës së Shijakut, si në Metallaj, Xhafzotaj, Koxhas, Prezë, Ndroq e Xhafzotaj do të fitonte respektindhe dashurinë, jo vetëm të nxënësve, por edhe të prindërve të tyre. Kudo i papërtuar,jo vetëm si një edukator i rrallë, por edhe si veprimtar i palodhur në jetën shoqërore tëkohës.

Për dekada me radhë ai do të mbante miqësi të ngushtë me patriotin më të madh të zonës së Shijakut, “Mësuesin e Popullit”  Qazim Domi. Tëdy ata ditën të mbledhin rreth vetes atdhetarë të vërtetë që mendonin për fatet e vendit. Ngjarjet e vrullshme të qershorit 1924 sollën në krye të bashkisë së Shijakut patriotin Qazim Domi. Nenprefekturae Shijakut në ato vite përfshinte territorin nga Ndroqi e deri në Prezë, me mbi 64 fshatra.

Ndërkohë ne Shijak krijohet dega e organizatës atdhetare “Bashkimi”. Kryetar u zgjodh Qazim Domi, kurse arkëtari saj, mësuesi Tahsin Këlliçi. Ngjarje e shënuar për gjithë këtë zonë u bë vizita e kreut të qeverisë në Shijak. Në kujtimet e veta mësuesi patriot T. Këlliçi do të shkruante:

“Ishte qershori i vitit 1924, kur Qeveria e kohës me në krye Fan Nolin ndodhej në Durrës. Një përfaqësi e përbame nga një grup shijakasish të njohur, ku bëja pjesë edhe unë, me në krye kryetarin e bashkisë Qazim Domin mori takim me drejtuesit e qeverisë. Në emër të popullit të Shijakut, z. Qazim ftoi kryeminstrin Fan Noli dhe trimin e shquar Bajram Curri për një vizitë në Shijak. Dhe ja mbas disa ditësh, një karvan automobilash futen në Shijak, të pritur nga populli me një entuziazëm të paparë ndonjëherë. Qindra banorë të ardhur edhe nga fshatrat më të thella i uruan mirëseardhjen kryetarit të qeverisë. Takimi në bashki zgjati pak. Pastaj që nga ballkoni i saj përshëndeti popullin e Shijakut kryeministri Fan Noli. Përmes brohoritjevete pareshtura, karvani i automobilave mori rrugën e kthimit”.

Lidhur me ketë ngjarje, mësuesi veteran Mehmet Domi tregon:

“ishai ri atëherë, por atë ditë nuk do ta harroj asnjëherë. Kryetari i qeverisë Fan Noli i shoqëruar nga trimi i maleve, Bajram Curri mbërritën në Shijak. Qyteti ishte zbukuruar si për festë. Arritja e miqve u prit me brohoritje të fuqishme:”Rroftë Fan Noli! Rroftë Arusha e Maleve (kështu e thërriste populli kreshnikun Bajram Curri)”. Miqtë u pritën nga Qazim Domi, Tahsin Këlliçi dhe një përfaqësi e qytetit. Disa fëmijë u dhuruan miqve tufa me lule. Mbas pak në ballkonin e nënprefekturs dolën miqtë e lartë dhe përfaqësuesit e qytetit. Fan Noli përshëndeti popullin e Shijakut per mikpritjen shumë të ngrohtë”. Gjatë tërë kohës së vizitës për sigurimin e miqve të lartë, përveç forcave të rendit, ishte angazhuar edhe trimi ishquar Kadri Nërjaku, në krye tënjë grupi shijakasish. Këtë mikpritje Fan Noli do ta shprehte me vargje të thjeshta, por shumë kuptimplote: “Po deshe mik per merak/ Shko se e gjen në Shijak!”

Por ndryshimet që do të pasonin do t’i kushtonin shtrenjtë mësuesit demokrat Tahsin Këlliçi. Pas dështimit tëforcave fanoliste, shumë përkrahës të tyre upërfshinë në represionin e kohës. Në një qarkore te marsit 1925 thuhet:

“Këshilli ministruer… tue pas në bisedim listën… që përmbante emna të arsimtarëve të shoqnisë revolucionare “Bashkimi”, që janë armatosun e kanë luftue kundër qeverisë, vendosi… që t’i referohet Ministrive të ndryshme për të pushue nga puna menjiherë cilindo prej atyne që ndodhen në shërbim të qeverisë”.

Njëri nga ata që u përfshi në listë ishte edhe mësuesi Tahsin Këlliçi, i cili për më se katër vjet iu desh edhe të fshihej për t’i shpëtuar arrestimit. Me shumë përpjekje dhe ndërhyrje nga miqtë arriti të emërohej mësues në shkollën fillore të fshatit Xhafzotaj të Shijakut, në vitin 1929. Ai kishte 24 nxënës, të gjithë djem. Për vështirësitë e mëdha të kohës ai do të theksonte: “Me gjithë përpjekjet e mia, të vetmin mjet mësimi që munda të siguroj ishin disa pllaka grafiti, për të cilat nxënësit u gëzuan pa masë”.

Në kujtesën e ish nxënësve të fshatit Xhafzotajkanë mbetur të pashlyera sidomos ngjarjet e prillit të vitit 1939, kur vendi u pushtua nga fashistët italianë. “Ato ditë, – kujton njëri prej tyre, – nuk bëmë mësim. Mësuesina foli gjatë për luftrat e popullit tonë për liri e pavarësi dhe shpesh sytëi mbusheshin me lotë. Në fjalët e tij kishte shumë urrejtje për pushtuesin, kur thekonte se populli ynë nuk do të qendronte i gjunjëzuar”.

Nxënësit ai i edukoi me ndjenjën e lartë të atdhedashurisë, prandaj mjaft prej tyre me pas do të dilnin në mal, dikushedhe do të jepte jetën për atdheun. Qendrimin e tij të palëkundur antifashist mësues Tahsini do ta shfaqte edhe në familje. Shtëpia e tij në qendër të qytetit u shndërrua në bazë të rëndësishme të luftës për të gjithë nënprefekturën. Aty u strehua dhe dha jetën infermieri trim gjirokastrit Koço Kaftani (dëshmor i luftës për liri). Djemtë e Tahsinit si Hyseni dhe Fiqiriu u pranuan në organizatën e rinisë antifashiste, kurse Bardhi në atë e pionierëve. Këtë aktivitet ata e vazhduan deri në çlirimin e plotë të vendit.

Atdheu tashmë pa të huaj, por i shkatërruar nga lufta, kërkonte shumë nga bijtë e vet, sidomos në aksionin e madh mbarëpopullor të luftës kundër analfabetizmit dhe hapjen e shkollave. Në komisonin e ngritur për këtë aksion për të gjithë krahinën do të luante një rol të madh edhe mësuesi i palodhur. Ai i shkeli pothuajse të gjithafshatrat  dhe ndihmoi në përgatitjen e mësuesve të rinj për fshatrat. Në këtë periudhë sa të vështirë, aq edhe të rëndësishme, kur prapambetja dhe injoranca ishin ulur këmbëkryq, duhet përmendur ajo plejadë e shkëlqyer arsimtarësh që harruan veten, familjen dhe për vite me radhë kontribuan aq shumë për zhvillimin e arsimitnë krahinën e Shijakut. Të tillë si Qazim Domi, Tahsin Këlliçi, Sulë Zalla, Mereme Shkodra, Sulë Shtraza, Abdyl Keçi, Hamdi Faja, Hamza Shahini, Tofik, Bedri, Shefik, Makbule e Riza Deliallisi, Mehmet Domi, Hamza Vlashi, Xheje Arbana, Sheje Peqini, Mexhit Bekteshi,Hajro Kore etj.do të kujtohen me respektin më të thellë nga i gjithë populli i krahinës së Shijakut.

Historiani i mirënjohur durrsak, Skender Lila në kujtimet e tij shkruan:

“Çlirimi e gjeti po me nxënës mësuesin e dashur Tahsin Këlliçi. Tani për të si për të gjithë arsimdashësit hapeshin mundësi të mëdha. Siç tregonte edhe vetë, energjitëiu shtuan. Në kushte të reja ai do të përgatiste dhe edukonte brezin e ri të etur për dije. Jo vetëm derisa doli në pension, në vitin 1963, por ai nuk do të reshtte së ndihmuari me përvojën e vet të sukseshme pesëdhjetëvjeçare mësuesit e rinjderisa u nda nga jeta, më 1976.

Në motivacionin e urdhërit të Punës të kl. II, dhënë nga Presidiumi i  Kuvendit Populllor, thuhet:

“Ka punuar pa u lodhur për një kohë të gjatë në edukimin e brezit të rid dhe ka dhënë kontribut të vlefshëm në rritjen e zhvillimin e arsimit për të mirën e atdheut”.

Për të nderuar jetën dhe veprën e këtij burri të shquar, këshilli bashkiak i Durrësitpara disa vjetëshi dha emrin e tij njërës prej rrugëve të qytetit.

Mësuesi i nderuar Tahsin Këlliçi rriti dhe edukoi më së miri të gjashtë fëmijët e tij. Në këtë mision të vështirë e fisnik atij iu bë krah i fortë e shoqja, nënë Nimetja, bijë nga fisi i përmendur Thermia në Durrës. Me punën e tyre të palodhur fëmijët u bënë kuadrotë denja në rrethin e Durrësit: Fiqiriu, kirurg i mirënjojur, Hyseni – specialist ipalodhur i bujqësisë, Bardhi dhe Agimi – ekomonista të suksesshëm, kuse Elvana – kimiste e zonja.

Edhe ata do të mbeten të nderuar gjithmonë, sepse, duke i qendruar besnik mësimeve të prindërve të tyre, e kryen me nder detyrën ndaj atdheut dhe popullit.

*Historian dhe përkthyes

SHKARKO APP