56 tonë peshq të ngordhur në liqenet braziliane, vetëm 16 muaj para fillimit të Lojërave Olimpike (FOTO)

 

56 tonë peshq të ngordhur janë larguar nga një liqen në Ipanema dhe në paralagjet Leblon të Rio De Janeiros. Autoritetet braziliane janë zotuar se mund t'i pastrojnë ujërat ku do të garojnë atletët por ka edhe frikë se kjo nuk do të ndodhë.

Dy kanale të Rio De Janeiros që parashihet të jenë nikoqire të Lojërave Olimipike të vitit 2016 janë në një situatë të tmerrshme ekologjike.Sipas Associated Press, dy kanalet po përballen me ndotje ndërkohë që një sasi e madhe peshku ka ngordhur.Autoritete braziliane janë zotuar se këto kanale do të pastrohen para Lojërave Olympike , por ata tani kanë frikë se nuk mund ta bëjnë këtë duke ngritur shqetësimet për sigurinë e atletëve që merren me sporte ujore.

Disa zyrtarë, besojnë se rritja dhe ulja e niveleve të oksigjenit që ka shkaktuar ngordhjen e peshqve, është si pasojë e ndotjes së ajrit, derisa të tjerët besojnë se kjo është nxitur nga ndryshimi i temperaturave që janë shkaktuar nga shiu dhe niveli i detit.

SHKARKO APP