57 km! Tuneli hekurudhor më i gjatë i botës

A duhet të nisim edicionin e lajmeve me hapjen e një tuneli?

Kështu pyet BBC, teksa vendos se ky është një lajm me shumë rëndësi për kontinentin e vjetër.

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë hekurudhor në botë pritet të hapet zyrtarisht në Zvicër, pas thuajse dy dekadash punime.

Tuneli 57 kilometra i gjatë do të lidhë Europën veriore me atë perëndimore, duke çarë përmes Alpeve Zvicerane.

Zvicra thotë se kjo do revolucionarizojë transportin europian.

Tuneli Gotthard do të lehtësojë qarkullimin, pasi një milion kamionë që bënin rregullisht këtë rrugë, tani do zëvendësohen nga trenat.

Tuneli do të tejkalojë gjatësinë e tunelit Seikan në Japoni.

Tuneli japonez është 53.9 kilometra.

Në vend të tretë do spostohet tuneli 50.3 kilometra që lidh Francën me Anglinë.

Në ceremoni do jenë kancelarja Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi.

“Është pjesë e identitetit zviceran,” tha drejtori i zyrës së transportit zviceran, Peter Fueglistaler.

“Për ne, të pushtojmë Alpet është njësoj si holandezët që eksplorojnë oqeanet”.

Projekti, që ka kushtuar më shumë se 12 miliardë dollarë, u mbështet nga zviceranët me një referendum në vitin 1992.

Tuneli është 2.3 kilometra poshtë sipërfaqes së maleve dhe kalon përmes shkëmbinjve që arrijnë temperaturën 46 gradë Celsius.

Inxhinierët kanë gërmuar dhe shpërthyer mbi 73 lloje shkëmbinjsh, disa të fortë si graniti, të tjerë të butë si sheqeri.

Më shumë se 28 milion ton shkëmbinj është nxjerrë.

Nëntë punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve.

Tani që tuneli ka përfunduar, do të krijojë lidhjen kryesore hekurudhore mes Roterdamit në Holandë dhe Xhenovës në Itali.

Koha e udhëtimit nga Cyrihu për në Milano do reduktohet me një orë.

Rreth 260 trena mallrash dhe 65 trena pasagjerësh do të kalojnë në tunel.

Koha e udhëtimit do jetë 17 minuta.

SHKARKO APP