6 aplikime të reja për HEC-e. Ja zonat ku do të ndërtohen

Vijojnë aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në vend. Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në ditët e fundit të Tetorit kanë ardhur 4 kërkesa për ndërtimin e 6 hidrocentraleve të reja. Këto projekteve të propozuara përfshijnë Qarkun e Lezhës, Shkodrës dhe Korçës.

Kështu, “Marjakaj” sh.p.k, ka aplikuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për miratimin e ndërtimit të tre HEC-eve “Bena, Bena 1 DHE Bena 2”. Kapaciteti prodhues do të jetë deri në 2 MW dhe janë parashikuar të ndërtohen në pellgun ujë mbledhës të përroit të Benës, në Qarkun Shkodër.

Ndërkohë, edhe shoqëria “Gjoni Kalivaç” sh.p.k ka aplikuar për ndërtimin e hidrocentralit “Emanueli” në Qarkun e Lezhës, me kapacitet prodhues 2 MW.

Aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve vazhdojnë edhe në qytetin e Korçës, ku janë dërguar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2 aplikime.

Kështu, Ervin Kita/Taverna Agolli kanë aplikuar për ndërtimin e hidrocentralit “Agolli” në pellgun ujëmbledhës të përroit të Goces.

Ndërkohë, “Anesti Jaupllari/Eralda Intimo” kanë dërguar aplikimin e tyre për ndërtimin e hidrocentralit “Empier”, po në Korçë. Kapaciteti i prodhues i të dy hidrocentraleve është 2 MW.

SHKARKO APP