6-mujori, BSH: Bankat me rezultate financiare pozitive

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë 2016, sistemi bankar në vend shënoi rezultate financiare pozitive me fitim në vlerën e afro 5.1 miliardë lekëve, kundrejt 4.3 miliardë lekëve që kishte në 5-mujorin 2016.

Fitimet e bankave këtë vit paraqiten ndjeshëm më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, megjithatë në muajt maj dhe qershor vërehet një përmirësim i ndjeshëm i tyre. Faktori kryesor që ka ulur fitimet e bankave në raport me vitin e kaluar është ekulibrimi i marzheve të interesit.

Gjatë vitit 2015, interesat e depozitave ranë më shumë krahasuar me ato të kredive, çka ju siguroi bankave një rezultat neto nga interesat më të lartë. Siç parashikohej nga bankierët, këtë vit bilanci neto i të ardhurave nga interesat është në rënie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka ndodhur sepse interesat e kredive kanë rënë më shumë në raport me interesat e depozitave, që, qysh vitin e kaluar ishin në nivele shumë të ulët. Ndërkohë, një efekt negativ në bilancet e bankave ka dhënë edhe rritja e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme. Në gjysmën e parë të këtij viti, këto shpenzime paraqiten më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?