6-mujori I / Fondet e investimeve u rritën me rreth 7.1%

Fondet e investimeve arritën në rreth 71.7 miliardë lekë, në 6-mujorin e parë të vitit 2016, me rritje rreth 7.1% krahasuar me fundin e vitit 2015.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri i anëtarëve që marrin pjesë në këto fonde pothuajse mbeti i pandryshueshëm, me një rritje që u llogarit në vetëm 1%, krahasuar me fundvitin e 2015-ës. Vetëm katër prej tyre janë persona juridikë, pjesa dërrmuese janë individë.

Portofoli i aseteve u dominua në masë të madhe nga obligacionet qeveritare ( rreth 64%), kryesisht ato brenda vendit. Megjithatë pesha e këtij portofoli rezultoi në rënie me rreth 2.5%.

Ndërsa sa i përket investimeve në bono thesari, vlera e tyre e investuar nga Fondet e Investimeve zbriti në rreth 14.3 mln lekë nga rreth 15.7 mln lekë që u llogarit në fundt të muajit dhjetor 2015.

Deri tani janë dy fonde që ushtrojnë aktivitetin e tyre: Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

SHKARKO APP