6 shenjat që shfaq organizmi që tregojnë se shumë shpejt do të pësoni diçka
Nëse i kushtoni vëmendje të mjaftueshme, ju do të jeni në gjendje të dalloni se kur trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë se diçka nuk shkon mirë me të. Injorimi i shenjave ose simptomave mund të shkaktojë probleme më të mëdha në të ardhmen.
Nëse ndjeni diçka të çuditshme, jo normale, atëherë duhet të shqetësoheni.
Këto janë gjashtë shenjat kur trupi juaj nuk fuksionon normalisht dhe ka nevojë për ndihmë:
- Lëkura e thatë
Lëkura e thatë mund të jetë një shenjë e nivelit të ulët të vitaminës E. Nëse e kuptoni se lëkura juaj ka qenë më e thatë kohët e fundit, shtoni më shumë vitaminë E në dietën tuaj. Ju mund të merrni vitamina E përmes kastravecit, vajit të kokosit, vajit të lulediellit, arrave dhe lakrave kale.
- Pagjumësia, nervozizmi dhe kërcitja e këmbëve
Pagjumësia, nervozizmi dhe kërcitja e këmbëve mund të shkaktohen nga sasi të vogla të magnezit dhe kaliumit në trup. Kështu, ju duhet të shtoni në dietën tuaj ushqime të tilla fiq, avokado, banane dhe spinaq.
- Flokë dhe thonj të brishtë
Nëse flokët dhe thonjtë tuaj duken të brishtë, trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë se keni mungesë të vitaminës B. Konsumoni disa ushqime të shëndetshme që përmbajnë këtë vitaminë, të tilla si qumësht, kërpudha, spirulinë dhe fara luledielli.
- Dëshira për të ngrënë akull
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ka një shpjegim të thjeshtë për një dëshirë të papritur për të ngrënë akull: mangësi hekuri. Konsultohuni me një mjek nëse mendoni se mund të keni anemi. Përdorni ushqime që përmbajnë hekur, duke përfshirë zarzavatet, thjerrëzat dhe quinoan.
- Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve
Nëse keni gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve kur pastroni dhëmbët, mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës C. Provoni të hani sa më shumë agrume, speca, lakra kale dhe brokoli.
- Shihni një vijë të hollë rreth irisit të syrit
Nëse vëreni një rreth në formë unaze rreth irisit tuaj (arcus senilis) dhe jeni nën moshën 50 vjeçare, kjo mund të jetë një shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Bëni një vizitë mjekësore për të mbajtur situatën nën kontroll.