6-të dhuratat që nuk duhen bërë për festa!

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë e të gjithë janë duke menduar për dhuratat që do të bëjnë, për të afërmit e tyre. Të bësh një dhuratë shpesh herë është e vështirë. Për t’ju ndihmuar ne ju sjellim një listë të gjërave që nuk duhet t’ja dhuroni njerëzve në këto ditë festash.

Ja cilat janë ato:

Parfumi

Është një ndër dhuratat më të shpeshta. Kush e merr, mund të mendojë se parfumi i tjetrit nuk është aq i mirë. Nëse keni vendosur që të dhuroni një të tillë, sigurohuni që t’i dini mirë preferencat e personit që do ta marrë atë.

Portofoli

Portofoli është një objekt shumë personal. Në të, çdokush mban gjëra personale dhe do të ishte më i kënaqur po ta blinte vetë.

Shalli ose kravata

Janë dhuratat më të zakonshme dhe mbajnë vendin e parë për “banalitetin”, nëse do ta quanim kështu.

Një film në DVD

Me zhvillimin e teknologjisë, të gjithë mund të shohin filmin më të fundit në faqe të ndryshme në internet. Prandaj DVD-ja nuk ka shumë vlerë.

Një pajisje elektroshtëpiake

Kjo do të ishte një dhuratë shumë e kotë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse gjyshja, nëna, vjehrra etj., kanë shumë të tilla e nuk kanë nevojë për ndonjë në veçanti.

Qirinjtë

Qirinjtë, edhe pse gjatë festave janë shumë të pranishëm, nuk janë një dhuratë e bukur apo e vlerësuar nga të gjithë.

SHKARKO APP