60 burrat që përdhunuan nxënësen, 11 prej tyre në gjykim
Një nxënëse u përdhunua nga të paktën 60 burra anëtarë të një bande të tmerrshme pedofilësh, sikurse ka qenë përfundimi i dalë përpara gjykatës. Një juri në Old Bailey tha se vajza qe subjekt i një “sulmi të tmerrshëm seksual në shkallë masive” nga një bandë seksuale që përdhunonte fëmijë në Aylesbury, Buckinghamshire. Gjithashtu edhe një një mik i afërt dyshohet se u përdhunua nga dy anëtarë të bandës. 11 burra aziatikë u paraqitën përpara një gjykate në ditën e parë të gjykimit sot dhe u përballën me akuzat e përdhunimit, sulmit seksual, komplot për të kryer sulm seksual, komplot për të kryer përdhunim, komplot për të lehtësuar prostitucion minorësh dhe drogim i vajzave në mënyrë që t’i përdhunonin.