65 mijë paund për një kartëmonedhë kokë-poshtë

Ish oficeri Mike Harris nxorri në shitje në Ebay një kartëmonedhë të zakonshme, por të kthyer kokë-poshtë, duke e konsideruar si të rrallë – e tanimë ka nisur një luftë ofertash që kanë arritur shifrën e 65 mijë paund.

Kjo sigurisht ishte një shaka e 54 vjeçarit për të parë se si do të reagonin njerëzit, por ai mbeti pa fjalë kur ofertat nisën me 7,900 paund vetëm në tre ditë.

Pavarësisht se kartëmonedha nuk ishte e vërtetuar nga Departamenti i vlerave të printuara të kthyera kokë-poshtë angleze (DUPED), koleksionuesit vazhduan të rrisnin shifrat për ta blerë atë.

Mike nga Cëmbran i Uellsit tha për Daily Mail: “Supozohej të ishte një shaka por disa njerëz e morën shumë seriozisht. Disa tani më konsiderojnë një legjendë dhe e shohin si diçka për të qeshur, ndërkohë disa të tjerë janë bezdisur nga ky fakt”.

paund-2 paund-3

SHKARKO APP