67% e femrave nuk kalojnë në orgazëm, ja pse

Orgazma është momenti i kënaqësisë maksimale dhe pavarësisht kësaj, për femrat shpesh është e vështirë të arrihet.

Ka nga ato që e shijojnë këtë moment vetëm kur janë vërtet të dashuruara, ashtu sikurse ka të tjera që preferojnë një sërë eksperiencash për ta përjetuar.

Por përtej çdo tabuje, ekzistojnë 6 të vërteta për orgazmën e femrave për të cilat askush nuk guxon të pyesë.

Në sa kohë një femër e arrin orgazmën?­ Studime të ndryshme thonë se nevojiten mesatarisht 10­-20 minuta që një femër të arrijë orgazmën. Por përballë kësaj situate do të mbeten të shokuara ato femra, të cilat as pas orë e orë të tëra seksi intensiv, nuk arrijnë të përjetojnë kulmin e kënaqësisë.

Kush e përjeton më shumë orgazmën, beqarat apo të martuarat? Rezulton se beqaret janë më të kënaqurat seksualisht. Në 62% të rasteve, një raport seksual përmbyllet me arritjen e orgazmës, një përqindje shumë më e madhe krahasuar me ato femra që kanë një partner fiks.

Femrat lesbike a kënaqen më shumë? Ndoshta prej faktit se vetëm një femër mund të kuptojë nevojat dhe kërkesat e të njëjtës gjini, por është zbuluar se lesbiket e arrijnë orgazmën shumë më shpesh se femrat hetero me 13.1% më shumë.

Si të veproni për të shijuar kënaqësinë? Mund të ndodhë që një femër pavarësisht se kalon netë të tëra duke bërë seks, nuk e arrin orgazmën për shumë kohë. Në 11% të rasteve problemi zgjidhet duke gjetur një partner të ri.

Sa duhet pritur për të arritur orgazmën në një lidhje fikse? Në një lidhje fikse 67% të femrave u nevojiten 6 muaj para se të provojnë një orgazëm intensive. Nëse ka kaluar kjo kohë dhe nuk e keni shijuar ende kënaqësinë maksimale, ndoshta duhet të gjeni një partner tjetër.

A shtiren femrat për orgazmën? Tashmë është një fakt i ditur, shumë femra shtiren për orgazmën. Në pjesën më të madhe të rasteve e bëjnë për të mos zhgënjyer partnerin, duke simuluar kënaqësinë maksimale seksuale. 

SHKARKO APP