7 sekrete për të realizuar foto të mrekullueshme dasme (FOTO)

Çdo nuse dëshiron që fotot e dasmës të jenë të mrekullueshme, por për shumë nga ato kjo është hera e tyre e parë përballë një aparati fotografik profesional. Ndërkohë që është përgjegjësi e fotografit për t’ju kapur ju në momentin më të bukur, ka disa këshilla dhe truke që ju dhe partneri tuaj mund të bëni fotografi të mira.

1.Para se të përgatiteni për portret, rrotulloni supet tuaja disa herë për lirimin e tensionit. Kjo do të bëjë që ju dukeni shumë më të relaksuar në foto.

2.Mos injoroni detajet e kësaj bote, pasi mund të kenë një ndikim të madh në fotot tuaja. Për shembull, nëse ju jeni duke pirë ujë, ndërkohë që po përgatiteni, një gjë e tillë duhet të jetë në fotot tuaja. Por në vend të shishes, sigurohuni të keni një gotë të bukur xhami.

3.Qëndroni më afër se zakonisht me partnerin tuaj. Sikleti që keni për tu shfaqur të dashur përballë dikujt tjetër, mund të duket keq në foto, si një mungesë intimiteti mes çiftit. Mos kini frikë të strukeni tek njëri-tjetri.

4.Ka dy momente gjatë ditës, kur drita është e mrekullueshme. E para është ora 7 e mëngjesit, kur qyteti është “në gjumë” dhe ju e keni të gjithin për vete, dhe së dyti, dy orë para perëndimit të diellit për të xhiruar një natë romantike.

5.Edhe pse me flokët tuaj lëshuar mund të dukeni bukur, kjo do të përbëjë një problem për fotot. Nëse ju nuk jeni duke pozuar përballë aparatit fotografik, mund të errësohet fytyra juaj. Një kapje e bukur flokësh sugjerohet gjithmonë, në këtë drejtim.

6.Buzëqeshni gjithmonë, edhe duke u puthur, dhe bëni diçka me duart tuaja. Vendosini te beli i partnerit ose te i juaji.

7.Nëse gjithçka tjetër dështon, pini një gotë verë me partnerin tuaj. Kjo mund të ndihmojë për të hequr ankthin dhe mos harroni: “Është dita juaj më e bukur”.

SHKARKO APP