70 vjet: Ja si ishin rrobat e para të banjës

Ajo re në formë kërpudhe që u ngrit 70 vjet më parë, kur amerikanët po testonin bombat bërthamore, shërbeu si frymëzim për të ndryshuar edhe plazhet.

Inxhinieri francez, Louis Reard, i kthyer në dizajner të brendshmesh, pati frymëzimin nga testimet bërthamore në Bikini Atoll që të krijonte… bikinit.

Rrobat e plazhit për femra u bënë shumë shpejt të famshme dhe kanë pushtuar botën prej asaj kohe.

Ishte 5 korriku i vitit 1946, kur shpikja e këtij francezi ndryshoi përgjithmonë rrobat e banjos.

Problemi i parë ishte se ai nuk gjente një modele të guximshme për të veshur shpikjen e tij.

Për fat, një kërcimtare nudo, e quajtur Micheline Bernardini pranoi sfidën.

Ajo u bë e para grua që veshi një bikini gjatë një ekspozite për median në Paris.

Më poshtë fotot e saj dhe të modeleve të para të bikinit:

SHKARKO APP