8 arsyet për të kthyer mbrapsht një pjatë në kuzhinë, në restorant

Ushqimi është shumë i kripur

Edhe nëse klienti ka gjithmonë të drejtë, kjo nuk do të thotë se ka të drejtë të kthejë një pjatë vetëm se ushqimi ka më shumë kripë seç duhet. Por, siç thekson faqja “Thrillist”, ka disa raste, në veçanti 8 të tilla, kur një sjellje e tillë është më se e justifikuar. Disa kuzhinierë kanë tendencë të shtojnë me bollëk salca të gjithanshme, gjë që i jep një shije jo shumë të dëshiruar gjellës, duke e bërë klientin të ketë të gjitha arsyet ta kthejë pjatën në kuzhinë. Jo pa qëllim disa kuzhiniere vendosin ta lënë ushqimin me pak kripë, pasi nëse do donit më shumë shijen e kripës, mund të përdorni kriporen mbi tavolinë. Në fund të fundit është aty për këtë gjë, apo jo.

Pjata e ftohtë!

Kjo është një ndër arsyet më të zakonshme pse një pjatë gjellë mund tu kthehet nga klienti sërish, dhe ky është një gabim që bëhet shpesh nëpër restorant, kur kuzhina është e mbushur me porosi dhe një ushqim qëndron për një kohë të gjatë në banak. Por klienti ka gjithë arsyet e botës të refuzojë një hamburger të ftohtë (ose një sallatë të nxehtë), nëse herën  e parë kuzhina ka gabuar sepse në kaos kjo nuk duhet të ndodhi herën e dytë.

Kujdes me menunë!

Cilido qoftë motivimi themelor (një pulë e pjekur në zgarë ose një sallatë me domate, edhe pse nuk ka përbërës të tjerë), arsyeja është vetëm një: klienti u mashtrua nga një menu e pasigurt, kështu që ankesat e tij janë legjitime dhe më shumë se të justifikuara (edhe se ndoshta nuk ka një pjatë më të mirë se ajo e kthyer mbrapsht).

Ushqimi është i djegur

Asnjë restorant nuk mund ta pranojë në mënyrë të arsyeshme, nëse një klient refuzon një pjatë sepse ushqimi është i djegur (përveç nëse sigurisht nuk është gatuar siç është kërkuar). Gatimi i mishit nuk ishte ai që u kërkua. Nëse klienti kërkon një biftek të gatuar mirë ose të papjekur mirë është çështje shije, por sidoqoftë është e drejta e tij t’i shërbehet ashtu siç e ka kërkuar.  Përndryshe, ai ka të gjithë të drejtën ta kthejë mbrapsht pjatën.

Pjata nuk është ajo e kërkuara

Sigurisht që ndodhin gabime. Por nëse restoranti vazhdon të mohojë provat, duke këmbëngulur që pjata e shërbyer është ajo e kërkuar, kur dihet mirë që nuk është, jo vetëm që kthehet porosia mbrapsht, por mund edhe të ndryshosh lokal. Dhe shpejt madje.

Ushqimi përmban një përbërës, për të cilin ju jeni alergjik

Disa kuzhinierë ose kamerierë thonë që nuk është e drejtë të refuzosh pjatën, nëse konsumatori nuk ka kërkuar më parë përjashtimin e përbërësit të caktuar, për të cilin është alergjik, dhe kjo sjellje është e gabuar. Edhe nëse përbërësi në fjalë mos të ketë qenë i pranishëm në menu, apo të ketë qenë, por thjesht nuk është vënë re, dhe nëse konsumatori është i sigurt që nëse e ha ndihet keq, sigurisht që do ta refuzojë pjatën. Dhe pikë.

Ka një “mysafir” në ushqim

Çdo përbërës i padëshiruar i pranishëm në ushqim, është një motivim më shumë se i mjaftueshëm për të justifikuar vendimin për të kthyer pjatën në kuzhinë. Dhe ndoshta edhe të ndryshosh restorant.

SHKARKO APP