8 gënjeshtra që na thonë sy për sy kur udhëtojmë me avion
Edhe pse stjuardesat dhe punonjësit e aeroportit na thonë plot gënjeshtra, pilotët janë ata që bëjnë dallimin. Në rrjetin social Quora, një sërë pilotësh na treguan sekretet që na mbajnë dhe gënjeshtrat që na thonë pa iu dridhur qerpiku. Me çdo rresht që lexojmë, kuptojmë sa naivë jemi treguar.
Kohëzgjatjet e fluturimeve janë të tepruara
Nëse një fluturim duhet të zgjasë një orë, thuhet se do të zgjasë një orë e çerek. Në këtë mënyrë, edhe nëse piloti vonohet, duket sikur është në kohë.
Pilotët nuk hanë të njëjtin ushqim si pasagjerët
Stjuardesat iu japin ushqim të veçantë, sepse nëse dërgesa për pasagjerët është prishur ose kontaminuar, pilotët të mos sëmuren apo helmohen.
Uji në avion mund të jetë i pistë
Tubacionet e ujit ndodhen pranë tualeteve dhe e njëjta linjë përdoret edhe për ujin e pijshëm. Në lidhje pranë e pranë si puna e këtyre, shanset e kontaminimit janë të larta. Për këtë arsye stjuardesat nuk pinë kurrë gjë gjatë fluturimeve.
Maskat e oksigjenit zgjasin vetëm 15 minuta
Sepse aq kohë u duhet pilotëve të zbresin në një lartësi më të ulët, që i lejon pasagjerët të marrin frymë lirshëm.
Ndonjëherë harrojnë të fikin sinjalin për vënien e rripit të sigurimit
Pilotët janë njerëz si ne dhe harrojnë ta fikin sinjalin që urdhëron vendosjen e rripit të sigurimit. Ju mos e injoroni, po nëse ka kaluar ca kohë pa turbulenca dhe shqetësime, mund të lëvizni në kabinë pa problem.
Problemet serioze i trajtojnë si gjëra të vogla
Nuk po ju gënjejnë, thjesht nuk duan të përhapin panik. Nuk ju thonë që s’kanë aspak fushëpamje, por ju thonë që ka pak mjegull. Një vonesë për shkak të një problemi teknik, në shumicën e rasteve përkthehet në diçka të thyer.
Avionët i godet rrufeja shumë shpesh
Thjesht ndodh dhe janë ndërtuar në të tillë mënyrë që ta përballojnë goditjen
Pilotët flenë në kabinën e tyre
Shumica e veprimeve janë të automatizuara. Përveç ngritjes dhe uljes, gjërat janë të thjeshta dhe pilotët mund të marrin një sy gjumë si të gjithë./Anabel/