8 marsi, kur u bë dita ndërkombëtare e gruas?
Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.