8-vjeçari me sytë si kristal e quajnë ”përbindësh”

Sytë e tij janë një botë më vete por vështrimet e njerëzve e lëndojnë atë. Abushe është një fëmijë 8-vjeçar nga Etiopia. Nëse i shikoni sytë e tij të shndritshëm është e pamundur që të mos ju ngelë në mendje. Ngjyra e tij ngjan sikur të ishin sy plastik, madje në fshatin e tij për njëfarë kohe e kanë quajtur “përbindësh”.

Megjithatë Abushe vuan një sindromë “Waardenburg” dhe një nga karakteristikat e kësaj sindrome është hapësira anormale mes syve dhe shpesh ka një pigment special në irisin e syrit. Ky fenomen është i rrallë dhe zakonisht i prek fëmijët me ngjyrë siç janë në Etiopi.

Abushe jeton në fshatin Jinka të Etiopisë Jugore dhe çrregullimi i tij gjenetik i ka shkaktuar edhe shurdhim të herëpashershëm në masa të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ai lindi, prindërit e tij menduan se ishte i verbër ngaqë sytë e tij shndritnin, por shumë shpejt mësuan se sytë e tij ishin një “dhuratë” e Perëndisë. Fëmija më shumë se asgjëje tjetër i gëzohet lojës me futboll dhe në një intervistë të dhënë ka thënë se do të behët Lionel Messi nga Etiopia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?