80% e makinave rrezikojnë të mos e kalojnë kolaudimin

Rreth 80% e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit. Kjo, si pasojë e hyrjes në fuqi të normave të reja për emetimin e gazrave. Parlajmërimin e ka dhënë shefja e Sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.

“Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo në komisionin e Jashtëm.

Masat e reja të emetimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve. Edhe me normat e vjetra, numri i makinave që nuk e kanë kaluar testin e emetimit të gazrave ka qenë i lartë. Kjo, edhe për shkak të cilësisë së dobët të karburanteve që tregtohen në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?