80-vjeçari ushqen bashkëshorten pranë një stacioni, fotoja bëhet simbol i dashurisë së përjetshme
Gruas i duken vetëm flokët e bardhë, në një temperaturë më shumë se 36 gradë, por gjesti i burrit prek dëshmitarin, Brent Kelley, i cili ka realizuar këtë foto dhe e ka postuar në profilin e tij Facebook, duke e bërë virale atë provë të një dashurie të përjetshme. ‘Shkova të merrja fëmijët në pishinë- tregon ai- dhe ndalova për një akullore.
Kur mora akulloren time pashë të moshuarin pranë meje që ishte ulur brenda sediljes së pasagjerit dhe i jepte gruas akullore, pasi i kishte vënë një peshqir mbi këmbë.
Jashtë temperatura ishte 36 gradë dhe ky ishte një demonstrim shumë i bukur dashurie’.