82 vitet e Sophia Loren

Aktorja italiane Sophia Loren, një nga divat më të mëdha të kinematografisë në të gjitha kohërat, sot festoon ditëlindjen e 82-të.

Periudha e artë e  Hollywodit ka nxjerrë diva të filmit që do të mbahen në mend përjetësisht, e një nga ato është Sophia Loren.

Sophia Loren ka lindur në Romë në vitin 1934 dhe ka konkuruar për Miss kombëtar Italian. Nuk ka dalë fituese dhe menjëherë ka filluar të vizitojë orët e aktrimit. Nuk është dashur të kalojë shumë kohë që të vërehet nga producentët dhe një nga ata ka qenë i famshmi Carlo Ponti, i cili më vonë do të bëhej edhe bashkëshorti i saj.

Sophia Loren në vitin 1954 ka luajtur në filmin antologjik “L’oro di Napoli” të regjisorit Vittorio De Sica dhe ai film shënon fillimin e karrierës së saj.
Vittorio De Sica në vitin 1961 i ka besuar rolin në filmin “La Cocaria”  që e ka shndërruar në yll të kinematografisë botërore, për rolin e nënës e cila përpiqet që ta mbrojë të bijën nga tmerret e luftës.

Sophia Loren kamarrë 22 çmime, përfshirë këtu edhe çmimin Oscar për rolin e femrës.

Në vitet ’60 ka qenë një nga artistet më të popullarizuara në botë.

Është tepër vështirë që besohet se kësaj gruaje kaq të bukur ndokush t’i gjejë mangësi, por Sophia Loren e ka pranuar se në fillim të karrierës, producentët i kanë sugjeruar një mori rregullimesh estetike.

“Më kanë folur se e kam hundën e gjatë dhe se e kam gojën e madhe. Kjo aspak nuk më ka bërë përshtypje, nuk jam ofenduar. Kjo është betejë…luftë… Kurrë nuk i kam dëgjuar”, -ka deklaruar artistja gjatë një interviste.

Gjithnjë ka konsideruar se pamja e saj është “bashkimi i shumë parregullsive” dhe se bukuria e vërtetë e gruas nuk buron nga pamja e jashtme, por nga pamja e brendshme.

Viteve të fundit haptas flet për atë se si dëshiron të plaket me dinjitet dhe se nuk tenton t’i nënshtrohet magjisë së kirurgjisë estetike.

“Duhet t’i ndiqni ligjet e jetës. E dua vetveten ashtu siç jam. E dua lëkurën time. Nuk dua që kirurgu estet të ma marr këtë lëkurë”, – ka përfunduar Sophia Loren me rastin e 82 vjetorit të lindjes.

SHKARKO APP