9 eurodeputetë në Tiranë, David Mcallister: Shqipëria dhe Mali i Zi janë me rezultatet më të përparuara

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian është në vija të mirë. ”Mali i Zi dhe Shqipëria vlerësohen nga zyrtarët si dy vendet kandidate më të përparuara në procesin e integrimit”, tha David Mc Allister, kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, i cili njoftoi edhe një vizitë të 9 eurodeputetëve në Podgoricë, fillimisht, dhe më pas në Tiranë në datat 16 deri më 18 shkurt.

Delegacioni ka si qëllim gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe prioritetet e reformave të pazgjidhura në secilin vend. Në agjendën e delegacionit të 9 eurodeputetëve është shqyrtimi i vazhdimit të negociatave dhe angazhimi i Parlamentit Europian me qeveritë dhe parlamentet në Mal të Zi dhe Shqipëri se si dy vendet duhet t’i përmbushin më së miri objektivat e tyre ambicioze dhe të adresojnë reformat e pazgjidhura, veçanërisht në grup-kapitujt themelorë.

Eurodeputetët do të takohen gjithashtu me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita do të kontribuojë gjithashtu në punën e Komitetit mbi raportet e ardhshme të Brukselit mbi Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?