90-vjeçarja e ”çmendur” (FOTO)

Një stërgjyshe ka kërkuar si dhuratë ditëlindjeje diçka që arrin edhe kufijtë e çmendurisë duke parë moshën e saj të thyer. Amy Cook nga Londra është hedhur me parashutë nga 3900 metra lartësi për të festuar kështu ditëlindjen e saj të 90 më 8 gusht.

Supergjyshja ka treguar se gjithnjë e kishte pasur ëndërr që të bënte një hedhje të tillë dhe festa e ditëlindjes për të ishte edhe momenti i duhur, pasi ajo kishte frikë se ky do të ishte edhe shansi i saj i fundit.

Të ardhurat e përfituara nga ky gjest çmenduri, Amy Cook tregon se do t’ia kalojë në formë bamirësie spitalit “The Royal Marsden Cancer Charity”, pasi këta të fundit kuruan vajzën e saj 56-vjeçare nga kanceri në gji në vitin 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?