93-vjeçarja thyen kufijtë e moshës (VIDEO)

Noti konsiderohet si një ndër sportet më të dobishëm, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori. Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër.

E megjithatë, pavarësisht se sa e lodhshme që është të merresh me këtë sport të bukur, Nora Ronai, 93-vjeçarja nga Brazili ende vazhdon të notoj, dhe mbi të gjitha të marrë medalja.

Braziliania është shprehur se gjatë gjithë këtyre viteve është përballur edhe me seksizmin në këtë sport por asgjë nuk e ka bërë të ndalet.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VK8nXHBqJVw” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP