A bëhet seks në kampingun e partisë në Jalë? Kreu i FRESSH: Nuk e di, por them që…
Eljo Hysko prej disa ditësh bashkë me 2.200 të rinj është në kampin e Jalës. Duket se tashmë “lufta” me LRI-në ka përfunduar dhe kryetari i FRESSH-it shprehet se gjithçka po ecën më së miri në këto ditë. Në një intervistë dhënë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai tregon detaje nga pushimet në Jal.
Goca të bukura duket se ka plot, por Eljo ka pak kohë në dispozicion për t’i parë, sidomos ato të LRI-së. Hashash apo alkool në kamp?
Kryetari i FRESSH-it na thotë se janë marrë të gjitha masat që të mos ndodhë asnjë incident.
Sa i përket asaj nëse bëhet apo jo seks, nuk di të thotë gjë, pasi nuk i futet askujt në çadër.
A do lahet Rama në Jal?
Nuk e di. Por, edhe në qoftë se lahet, nuk do lahet me orë të tëra. Boll rekorde thyem në këto zgjedhje!
Rama ka timonin e qeverisë, të Shqipërisë. Kush e ka timonin te kampi i Jalës, Eljo apo Floida?
Në kampin e Jalës, unë besoj që, sa i përket kësaj vere, e ka FRESSH-i dhe kampionët e FRESSH-it, pasi më shumë se kampi, këtë e tregon rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit. Ne jemi dhjetëra të rinj që punojmë fort, që organizuam fushatën, dhe këtë e treguan rezultatet
e zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve.
A pihet alkool, hashash apo a bëhet seks në kamp?
Ne si ekip organizator kujdesemi që në kamp të mos ndodhë asnjë nga këto fenomene. Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe ka masa rreptësisht të ndaluara për pjesën e hashashit.
Po seks, a bëhet?
Nuk i kam hyrë në çadër njeriu, po njerëzit më duken të çtensionuar.
A ka goca të bukura në Jal, për Eljon?
Këtë duhet të vish ta shohësh. Vajzat e FRESSH-it janë vajzat më të mira.
A ka ngacmuar Eljo ndonjë gocë, të LRI-së për më tepër?
Unë dhe ekipi jemi në krye të detyrës e nuk na e lejon koha fizike të kemi impenjime të tjera.
Jashtë kampit të Jalës, a ka Eljo të dashur?
Jo jo, jam ‘single’. Ka qenë një vit i vështirë sa i përket karrierës dhe nuk kam pasur hapësira për t’iu dedikuar jetës personale.