A do ta lejojë Edi Rama ‘Principatën e Libofshës’?

Princi Jarl Ale de Basseville ishte dje i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan. Prej kohësh Ale de Basseville përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë.

Por dje, Princi u përball me analistin Artur Zheji lidhur me këtë çështje.

“Është gjithmonë e mundur për të krijuar një principatë në Libofshë, do t’i vendosim një emër në memorie të Skënderbeut. Është gjithçka e mundur, ashtu siç gjyshi im ka bërë me Monakon që ishte një produkt ekonomik dhe politik, bëri investitorët të vinin në Monako. Është koha për të krijuar Europën e përbashkuar nga lindja në perëndim. Dua që të ketë një akord midis Shqipërisë dhe Principatës për të zhvilluar këtë koncept politiko-ekonomik”, tha Ale de Basseville.

Ndërkohë analisti Zheji tha se Ale de Basseville do ta ketë të vështirë, sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që princi do ta legalizojë ‘off shore’.

“Princi ka zgjedhur emrin Aleksandër për të respektuar Skënderbeun. Monte Karlo ka qenë gjithnjë një ‘off shore’ që i jep llogari një princi dhe bën 3 herë më shumë para të deklaruara se Shqipëria. Problemi është se unë mendoj se Princi do ta ketë të vështirë sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që ky do ta legalizojë”, tha Zheji.

Zone e Lire/ Principata e Libofshes, debati Zheji-princ Ale de Basseville (17.11.17)

SHKARKO APP