A do ta plasë Opozita të enjten?

Nga Irfan Rama

A do ta ndezë fitilin për shpërthim revoltash të egra e ndoshta të përgjakshme opozita ditën e enjte me datën 12 mars 2015? Kjo pyetje në një pjesë të popullsisë, të politikës së majtë e të djathtë, medias etj tashmë është e mirëqenë dhe një pjesë sërish e njerëzve të tipologjisë “Homos honest” e nëpërmendojnë këtë fjali të gjatë me “njollën” pikëpytëse. Natyrisht që njerëzit “honest – to- goodness” (e vërtetë ose të drejtësisë e mirësisë) duan që ta shohin vendin e tyre të begatë, të lumtur, të zhvilluar ekonomikisht e të përdalur nga kriza, të mirëqenë e të ushqyeshëm normalisht për atë 80% të popullsisë që nuk dëshiron të shvatë me të gjitha mënyrat djersën e 100% të popullit – se fatkeqësisht edhe njerëzit e korruptuar të këtij vendi që ia rrëmbejnë paratë të njëjtit populacion ku bëjnë pjesë edhe vetë gjenetikisht e fiziologjikisht vjellin edhe veten në mjedisin e ndotur, rrugët e dëmtuara, pllakat e shqyera të trotuareve që në shi e diell përlagin e pudrosin me pluhur këpucët, kostumet, këmishat e kollaret firmato të kryeqyteteve europiano – perendimore e të Tiranës – të arsimuar e edukuar. Populli e njerëzit e thjeshtë janë vërtetë shumë të vërtetë dhe kanë një shprehje në bisedat që eksitojnë vetvetet: Ruhu nga hajdutët! Po nga të ruhemi më parë? -shtroj pyetjen time asgjësuese e joasgjësuese të “kohëve moderne” shqiptare kur të vjellësh, të zhvatësh, të mashtrosh me dokumentacion, të grabitësh toka e prona me rroc e me koc me zyrtarë, kryekomunarë, deputetë, ministra të të gjitha kohërave me grafikë ngjitëse më tej hierarkike shtetërore e presidenciale është fjalë e ndershme- madje mësojnë e fusin në hulli edhe pjellat e tyre – e njerëzit që punojnë me ndershmëri dhe mësojnë edhe fëmijët e tyre që të mos kundrojnë as lekun e gjetur në rrugë por punën në shkollë – jetë e sërish arsimim, ata, të shumtit i quajnë budallenj(?!!!) Të ruhen nga plasja e ndonjë dinamiti apo tritoli; të kundrojnë sa majtas e djathtas që mos të vinë ndokush t’ja grabisë mijëlekëshat e vegjël në portofolin që nuk mund të quhet i tillë; të lëvizin kokën në të gjitha drejtimet se po të vjen makina në trotuaret e plagosur, apo po të troket plumbi në trup nga momenti në moment nga bandat rivale që breshnojnë plumbat në paralitetin e makinave në rrugët e ngushta e të pagjëra të kryeqytetit apo qyteteve të tjera të Shqipërisë; apo të ruhen nëpër kafenetë e mbushura plot nga të punësuarit shtetarë e të papunët avangardë; apo të ruhen nga jo pak despotë privatë e shtetërorë që për një kundërti fjale të plasin e përplasin në rrugë me fjalor banal. Në të gjithë këto hallësi shqiptare më shkon pyetja e rishtëzuar: A do ta plasë opozita të enjten? Siç thotë Napoleoni se fjala “e pamundur” duhet hequr nga fjalori ose Ex commondo (me komoditet), shprehja latine që do të thotë se për një punë që nuk ka ndonjë urgjencë për tu kryer, nuk ka arsye për tu ngutur, mund ti argumentojmë. A është e pamundur që protesta e së enjtes të kthehet në një betejë të egër midis opozitës dhe pozitës me dhunë të demonstruesve me policinë? Asgjë nuk është e pamundur sipas Napoleonit, pra edhe dështimi edhe fitorja në një betejë pavarësisht se Napoleoni kishte besim të plotë se do ti thyente prusianët e anglezët në Mon Sen Zhan, në të hyrë të Vaterlosë. Por taktika prusiane e angleze shumë e rafinuar e bëri që komandanti e gjenerali i tij, Grushi, tepër skrupuloz në zbatimin e urdhërave të “L’impereur” (perandorit) të bënte gabimin fatal të ndjekjes së prusianëve që nuk përdukeshin gjëkundi e të mos marrë për bazë sugjerimet e këshillit ushtarak dhe krahut të tij të djathtë Zherarit, për shkuarje për ndihmë tek perandori. Dhe Napoleoni u thye me 18 qershor 1815 në Vaterlo! Por a ka urgjencë mendimi i disa politikanëve më të lartë të opozitës që pas skandalit politik të videove e jo videove për vrasjen e dy deputetëve të mazhorancës e minorancës, të shtyjmë një pjesë përfaqësuese të më pak e shumë më pak të gjysmës së shqiptarëve, për tu kacafytur me policinë e për të shfaqur energjinë negative të shkatërrimit apo zjarrit të disahershëm revolucionar ndaj institucioneve. “Sot ne jetojmë një situatë dramatike që nuk ka ekzistuar në Shqipëri që nga 20 shkurti 1991! Sot më shumë se kurrë që nga 20 shkurti i vitit 1991, Shqipëria e shtrirë përdhe nga krimi, bandat e lidhura me qeverinë, ka nevojë jetike për trimërinë, burrërinë, qëndresën tuaj qytetare. Vetëm qytetarët do të mund të shpëtojnë vendin me protestën e datës 12 mars” – thotë ndër të tjera ish-kryeministri shqiptar. Ose “Ora e të vërtetës, ora e përballjes me popullin po vjen” – këlthet ndër të tjera formacioni më i madh politik i opozitës!!! Ose kërcënimet e Bashës përgjatë gjithë këtyre ditëve me bandat në “kub” që drejtojnë shqiptarët! Banda majtas e banda djathtas, një tragjikomedi e paparë. Këto thirrje kushtrimuese për përplasje forcash, aroma ndukjesh e nxitjesh për rrotullima kthimesh diktatorësh apo luftërash për drejtësi e nder kur ato nuk janë të përputhshme me të vërtetat reale të liderëve tanë aq enzimatikë e aq prehës, për pushtetin si kolombianët spanjollë në vitin 1500 për ciflat e arit në ujërat e brendshëm të ishujve të Karaibeve. “Atavizma” e pushtetit artar i bën grupliderikët shqiptar të jenë aq primitivë, poaqshëm “luftëtar” për “ardhmërinë” e popullit. Sidoqoftë opozita do të jetë e kujdesshme për të enjten, më poetike në kërkesa, pavarësisht se dikush nga pozita nxit për “shoqatën e poetëve të vdekur” qeverisëse (?!!!) – hajde kushtrim epik i një deputeti e shkrimtari albanez – pavarësisht se opozita do të lyejë lëkurën me bojë ndryshe. Sepse prokuroria e gjykata akoma nuk kanë shkruar pesë letra për tranzitin vrasje e j vrasje sepse krerët
më të lartë të qeverisë, parlamentit, ministra, deputetë dhe ish- kryeministri po dëshmojnë. Në Rusi për vrasjen e Nemtsovit u bënë pesë të arrestuar dhe perendimi e opozita ruse është në pritje… të drejtësisë ruse. Në Tiranë ambasadorët amerikanë e europianë janë në veprim në vendin që ndjek pikë për pikë udhëzimet e NATO-s. Më shumë punë kanë me prokurorinë e gjykatën për t’i përkrahur për të mos pyetur për askënd kur nuk zbaton ligjin. Por edhe me opozitën për t’ja hequr “fitilin ndezës” nga mendja. Për ti ulur të dyja palët që gjoja rrihen e zihen në parlament. Besoj se opozita edhe nga problemet e djeshme e të sotme të fajësisë, do të bëjë një protestë të paqme me parulla e pa shumë çjerrje që quhen dredhim intonacioni në këngë. Internacionalet e djeshme e të sotme nga udhëheqjet e jo nga popujt, nuk kanë vend në Shqipërinë e 2015.   

SHKARKO APP