A e dini se ç’është seksi artizanal?
Për seksin artizanal për herë të parë ka filluar të flasë terapeutja e seksit dr. Ruth Westheimer. Kjo damë është 87 vjeçe, që do të thotë se ka edhe përvojë të mjaftueshme. Pra, mbi atë që ajo flet mbase nuk është edhe aq risi, pos që i ka dhënë emër të ri, mirëpo gjithsesi është edhe këshillë e mirë.
Ç’është e vërteta, dr. Ruth për herë të parë për seksin artizanal ka filluar të flasë para disa ditësh në Twiter.
“E dini ç’është seksi artizanal? Është kur vetë i shpikni pozat e reja në krevat, në vend që t’i kopjoni nga filmat pornografikë”.
Për t’u u kënaqur me seksin artizanal, është e nevojshme të jeni fleksibil, por, para së gjithash edhe kreativë.
Sa më shumë që të jeni në formë të mirë, sa më shumë që të jeni fleksibilë, aq më shumë do të mund të provoni më shumë poza seksi dhe më shumë do të kënaqeni. Megjithatë, theksi vihet tek kreativiteti, sepse dr. Rut konstaton që dashnorët më të mirë janë njerëzit kreativë.
Gjithashtu, është me rëndësi sinqeriteti. Sa më të sinqertë të jeni ndaj vetes dhe partnerit, më mirë do të mësoni se çka ju pëlqen të dyve, ndërkaq rezultati do të jetë vërtet seksi i mirë.
Novacionet: “Seksi artizanal gjithsesi do të mund të përfshijë edhe masazhin sensual me vaj kokosi, ndonëse edhe keçapi është i përshtatshëm, natyrisht nëse dëshironi”, thotë dr. Ruth.
Integrimi: Seksi artizanal nënkupton fokusimin tek partneri/partnerja dhe tek kënaqja e tij/e saj. Kjo nënkupton bashkëpunim, komunikim ndërmjet partnerëve, por edhe sinqeritet ndaj ideve të reja, d.m.th. pozave).
Mbase për ju gjithë kjo që thotë terapeutja e seksit ju duket e komplikuar, mirëpo në të vërtetë këto janë vetëm këshilla të shkurtra seksi për të cilat me siguri tashmë keni dëgjuar, mirëpo bashkë me emrin e ri – seksi artizanal.