A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?!

Macet janë konsideruar si kafshë mistike për shkak të trupit të tyre elegant dhe mjaft fleksibël, si dhe shikimit të tyre që mund të “bëjë për vete” këdo.

Në të vërtetë, të dhëna shkencore të kohëve të fundit tregojnë se ka një tjetër arsye pse macet kanë këtë titull të krijesave ‘misterioze’. Kjo ndodh sepse macet shohin gjëra që ne nuk mund t’i shohim me sytë tanë.

Macet kanë aftësinë për të parë vija, lule apo modele të cilat janë të padukshme për  vizionin e njeriut. Sekreti që fshihet mbrapa shikimit të tyre është drita Ultraviolet (UV). Sipas një studimi të kohëve të fundit macet, qentë dhe disa kafshë të tjera, mund të perceptojnë këtë lloj të dritës të cilën njerëzit nuk mundet.

“Për shembull, kafshët mund të shohin forma në lule që dallojnë nektarin, ose gjurmët e urinës së një kafshe. Gjithashtu, mund të shohin një ari polar në dëborë, pasi bora reflekton rrezet UV, ndërkohë që ngjyra e bardhë te ariu jo. Prandaj, macet, qentë mund të zbulojë me sy kafshët, ndërsa shumica e njerëzve vetëm do të shohin borë të bardhë”, thotë Douglas, doktor i specializuar në optikë.

Por shkencëtarët besojnë se rrezet ultraviolet mund të krijojnë më tepër turbullira në shikim.

“Njerëzit kanë një favor, ata mund të shohin më shumë detaje. Ndoshta kjo është arsyeja pse ne kemi një objektiv që bllokon rrezet UV. Nëse nuk do ta kishim atë, bota mund të na dukej shumë e paqartë”, thonë shkencëtarët.

SHKARKO APP