A e ofendove Berishën? Rama-gazetares: A zemra, a motër…
Edhe kjo e enjte nuk kaloi pa tension në sallën e vogël të kuvendit. Kryeministri Edi Rama në prononcimin e tij për mediat, as e mohoi dhe as e pohoi sharjen ndaj ish-kryeministrin Berisha, por u mjaftua me përgjigjen: Nëpër dhëmbë. Ndërsa shefi i qeverisë po fliste, dhe u ndërpre në një moment nga gazetarët, përgjigja e tij ishte po aq me humor dhe batutë sa e para për debatin e tij me Berishën
Rama: Ne jemi këtu, do t’i presim, do t’i trajtojmë me maksimumin e respektit. Edhe mua sot mu ndalua fjala sepse mbaroi koha dhe është normale…
Gazetarja: Zoti Vasili ka kërkuar shkarkimin tuaj.
Rama: A të lutem, a të keqen, a zemra, a motër. Të paktën respekto etikën.