A është paraja domen i burrave? Ja si mendojne gratë shqiptare

A është paraja domen vetëm i burrave? Kjo ishte tema në emisionin “Ekopolitikë” më gazetaren Aurora Sulçe në Ora News. Të ftuarat gra në emision ishin në një mendje kur thanë se duhen shfrytëzuar potencialet e grave për të pasur sukses edhe zhvillimi ekonomik.

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ky është një fenomen që ndodh edhe në vendet e zhvilluara. Ndërsa deputetja e LSI tha se Shqipëria e ka thyer mentalitetin që paraja rrotullohet vetem tek burrat.

Ndërsa Edlira Çepani dhe Brunilada Paskalin thanë se duhen shfrytëzuar potencialet e grave për të patur një zhvillim të plotë ekonomik.

Vokshi: Është domen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara, pra në gjithë botën. Kjo vjen për shumë arsye, pjesë e mentalitetit ku burrat kanë zënë ca hapësira që nuk duan ti lënë pavarësisht presioneve të grave. Nuk mund të them lëvizjeve feminist, por edhe lobimet që bëjnë gratë. Aleanca e Grave Deputetet ka bërë shumë punë për ti dhënë grave hapësirë për të pasur një vend dinjitoz në politike, por edhe në ekonomi. Nëse një grua është e pavarur ekonomikisht ka më shumë kohë, ka më shumë kontribute për të dhënë më shumë për shoqërinë.

Caka: Unë mendoj se është për shkak të dy arsyeve. Ne ndryshim nga bota ne në listën e më të pasurve kishim dy gra. Pra e kemi thyer këtë menatalitetin që paraja rrotullohet vetëm nga burrat. Burrat nuk duhet të lëshojnë pushtetin dhe për këtë arsye shoqëria civile, aleanca të ndryshme kanë marrë iniciatiave për të ndryshuar këtë gjë që nuk vjen natyrshëm për shqiptarët.

Edhe gratë kanë rolin e tyre në këtë situatë. Mund të kemi shumë gra të cilat nuk duan të bëjnë dicka më shumë për veten atyre, ashtu si ka edhe gra që duan të bëjnë dicka më shumë, por për shkak të mundësive familjare, personale etj nuk munden. Kemi shumë gran ë Shqipëri që nuk heqin dot dorë nga familja për të ndjekur një punë që burrat e bëjnë me lehtësi. Mendoj se këto janë dy arsyet.

Çepani: Në bazë të statistikave të popullsisë, 50% e konsumatoreve janë gra, 50% e forcës punëtore janë gra,50% e gjithckaje që ka lidhjen me ekonominë janë gra. Kështu që mospërdorimi i këtij potenciali do të thotë lënia e fjetur e një pjesë të ekonomisë që mund të sillte një zhvillim integral për vendin.  

Pra mbështetja dhe fuqizimi i grave është mbështetja e rritjes ekonomike. Është njësoj si një anije që ecën me gjysëm motori.  Kërkohet për cështje që janë ekonomike. Në Shqipëri një nga sektorët që janë punësuar shqiptarët është bujqësia dhe pjesa më e madhe janë grad he vajza. Shqipëria ka një ekonomi dinamike, por është ende në fillimet e saj. Prandaj fuqizimi ekonomik dhe investimi edhe te gratë dhe vajzat është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Paskali: Nëse ne nuk shfrytëzojmë potencialet e grave, ekonomia nuk zhvillohet në potencialet e plota. Gratë i kanë potencialet në të gjitha fushat. Ato kanë aftësi drejtuese dhe kur marrin përsipër të fillojnë biznes janë nga sipërmarrëset më të sakta dhe më me jetëgjatësi. Janë realisht një aset për të gjithë vendin. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë ti jepen disa trajnime. Që të fillosh një biznes duhet të kuptosh nga disa fusha.

SHKARKO APP