A ia futi dorën Presidentit të Francës gruaja e Trump-it?

Në një darkë të përbashkët të presidentëve, ka ndodhur diçka e çuditshme. Kështu të paktën po paraqitet një foto e shpërndarë shumë nëpër rrjetet sociale.

Në bazë të kësaj fotoje duket se Melania Trump ka provokuar Presidentin francez Emanuel Macron, duke i lëshuar dorën në këmbë, gjatë një darke të përbashkët të presidentëve dhe grave të tyre, shkruan Gazetametro.net.

Ata që kanë postuar foton, i kanë vënë theks edhe reagimit të Presidentit francez, kur gruaja e Trump-it ia lëshon dorën në këmbë atij. Nëse vërtet ka ndodhur kjo, edhe mund t’u falet, pasi Melania edhe Macron kanë bashkëshortë shumë më të vjetër në moshë se sa janë vetë.

Donald Trump ka 71 vjet dhe në diferencë me bashkëshorten janë 24 vjet. Ndërsa tek Presidenti i Francës ndodh e kundërta, ai ka 39 vjet, dhe bashkëshortja e tij Brigitte është 64 vjeçe.

SHKARKO APP