A ka ndërhyrë për biznesmenin Ram Gecaj, përgjigjet kryeministri Rama: Nuk e di, mund të kem ndërhyrë!

Gjatë konferencës për shtyp kreu i qeverisë Edi Rama ka pranuar që ka kontaktuar me zv/kryeministren Balluku për biznesmenin e ndërtimit Ramë Geci që ka sot hotel Tiranën.

Gazetarja e Syri tv Ambrozia Meta e pyeti Ramën nëse, “i kishte kërkuar zv/kryeministres që të zhvillojë takim me Ram Gecin duke ju referuar dosjes së SPAK.

Është një pjesë e dosjes që është bërë tashmë publike në media ku Balluku thotë se Kryeministri më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci. Dhe 3 muaj më pas ai fitoi tenderin e rrugës në Porto Romano Durrës – loti 3 edhe pse kishte ofertë më të lartë se pjesëmarrësit e tjerë në tender.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha: Nuk po i kthehem sa gabim është që të shkëputen fletë e të shkëputen të dhëna nga një dosje hetimore dhe të hidhen në publik e më pas të zihen… por po përgjigjem direkt. Ramë Geci është njeri i nderuar i respektuar, një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë njerëz. Që unë ti them ministrave tako këtë, e tako atë.. unë nuk e di.. për Ramë Gecin në atë rast.. po e bëj për Ramë Gecin e shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, kolegët e mi, gjëmojnë nga prapa sipërmarrësve e ka disa prej tyre që harxhojnë pjesën më të madhe të kohës pikërisht duke folur me ta. Duke thënë çfarë keni nevojë e mbështetur. Që unë të kem thënë tako Ramë Gecin nuk ka çudi. Për Ramë Gecin jam interesuar jo një herë po 10 herë kur ka pasur nevojë të ketë kontakte për punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pyetjes tjetër të Syri TV, “Pse keni takuar përfaqësuesit e kompanisë që ka fituar tenderin e Tunelit e Llogarasë, Rama ju përgjigj se, “unë kam takuar përfaqësues të kompanish pa fund”. “I kam takuar që çke me atë punë”. “I kam thënë që çke me atë punë hajdeni në Shqipëri”.

Rama: A i kam takuar përfaqësuesit e tunelit të Llogarasë? Unë kam takuar përfaqësues të kompanish pa fund. I kam takuar që ç’ke me atë punë. I kam thënë që ç’ke me atë punë hajdeni në Shqipëri.  Nga kjo tek pjesa pas tre muajsh fitoi tenderin dhe pastaj komenti e fitoi me çmim apo pa çmim janë si ato të Zhvejkut. Unë jam kaq vjeç, mora rrugën në Durrës e sa vjeç është gjyshja ime. Këtu nuk ndërhyj….”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?