A ka rënë prokuroria?
Nga Irfan Rama
A ka rënë prokuroria? Kjo është pyetja që dua të shtroj në këtë opinon për një faktilitet më të fundit të opozitës telashike shqiptare e cila përholli menjëherë pasi prokuroria bëri kërkesën akute për arrestimin e dy deputetëve të mazhorancës për dëshmi të rreme, kanosje të personit si shprehje e lirisë me bazike të të drejtës apo të drejtave të njeriut si dhe trillesë vrasëse e përshfaqur e deputetit shkodran socialist në kooperim me deputetin tjetër aleatist pozitar ndaj… Kryeparlamentarit të pamposhtur ndonëse përfolitë e video janë përfolur e dritëzuar në këto vite dhe luftërat e opozitave janë bërë vilula qershie për të protestuar dhunshëm e vrarë njerëz që nuk kishin aspak përlidhje me “grushtarët” e shtetit të “armësuar” me shkopinj e listela. Pavarësisht se kush i kish organizuar dhe pavarësisht si e nga kush ishte strategjizuar ngjarja dhe “përfitesat” e biznesit politik 25-vjeçar tepërane në etikë, dinjitet e moralitet me politikat e vendeve që ne çukisim të integrohemi! Vërtetë prokuroria është bërë një “Lodër Pink” sidomos nga opozita e sotme e pozita e djeshme në të gjitha përkalimet reverse pushtet-opzitë duke vendosur vetësisht liderët e akuzës dhe kur ajo nuk i bindej mendërisht e ligjërisht padronëve politik e shtetar të UNIT dreqnosës shqiptar, atyre u bëhej gjyqi “popullor” përmes parlamentit dhe i shkundnin përdhunisht si të ishin lecka ndryshuese të ndotura të dyshemeve të mermerta kryeministrore apo presidenciale apo kuvendike. Bash ose mbibash si të kohës mosardhëkurrëse të Hoxhës. Dhe tashmë sërish opozita ndryshomendëse me minutësi ritmike deklaron pas mandatit të prokurorisë për deputetët se ajo punon me dy standarde ose qeveria nuk lejon daljen e së vërtetës ndaj ne do të revoltojmë e protestojmë. Dhe lë në shesh për ditë militantët e vet tashmë të mërzitur edhe vetë për këtë kauzë që rishtëzohet me perioda aq të shpeshta sa edhe periodat e mallërishme të krijesave që prodhojnë jetë e krijesa heterogjene. Deri para ngjarjes së përhedhur në treg me 3 mars 2015 nga plagëprishësi i socialistëve shqiptarë opozita shqiptare nuk e ka sulmuar ndonjëherë prokurorinë shqiptare për veprimet e saj, që për hir të së vërtetës edhe lideri i pozitës nuk e ka mësyer, por ka kërkuar gjithherë ekzigjencë nga ana e saj. Kryeministri shqiptar nuk e ka sulmuar as për kryebashkiakët e vathës së tij. Ndonëse opozita për kryebashkiakun e akuzuar të Kamzës u muar me protestat në gjykata e burgje për ta nxjerr nga burgu e për tja hequr pengoret “engjëllit” verior aq të përfolur në habitatin njerëzor të Kamzës, por edhe të disa viteve më parë të dokumentuara edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por miqësia dhe besimi i ish-kryeministrit për të, bëri që ai të lihej në qetësinë e vet. Dhe kryebashkiaku doli nga zgafella ligjore si triumfator i pritur nga shumë dashamirës të tij. Imagjinoni të arrestohet ish-kryeministri dhe kryetari i opozitës – kryebashkiaku i sotëm i kryeqytetit kabular në infrastrukturë kur Kamza është disa herë më e mirë në infrastrukturë falë kryebashkiakut të vet dhe qeverisë së mëparshme që mendoi për atë popull më shumë verior te lodhur e rraskapitur por jo për kryeqytetin- se çfarë “vallesh” do të hidhnin në bulevardet e Tiranës apo qyteteve të Shqipërisë simpatizantët e opozitës që nxiten egërsisht nga lideri karizmatik e shumë i lexuar shqiptar. Të provokosh sot prokurorinë e ta bësh palë me qeverinë, mazhorancën dhe kryeparlamentarin është një letër spathi që nuk përcjell liri të një institucioni, që ne të gjithë duam ta quajmë të pavarur të paktën për këtë problem që duhet zgjidhur dhe që ka plasur edhe debat midis vetë kancelaritë europiane të cilat në unison kërkojnë me “dëshirë piceri” që prokuroria të lihet e lirë në mendimin e saj . Sepse vetë ju zotërinj të opozitës keni thënë: Mos ndërhyni në punën e pavarur të institucioneve të drejtësisë të brishta për shumë faktorë politikë, social, ekonomik, vesues, përkushtues e jo përkushtues, marionetë e pipëtish të tjera. Sepse kur ju drejtues të opozitës e quani palë prokurorinë me qeverinë, pra me krimin që ju aq shumë trumbetoni oralisht që ta “zhdukni” atëherë edhe simpatizantët normal të lirë pas kauzës së juaj të shkollimeve e të pa shkollimeve natyrisht që ju besojnë ju. Dhe rreth 40% të votuesve shqiptarë ja kundërvini. Dhe për këta votues për këtë rast- por edhe për rastet e tyre individuale, familjare, fisore dhe miqësore që natyrisht kanë kundërshti për shkak edhe të korrupsionit të shfrenuar që ka qenë e është në organet e drejtësisë që tashmë dihet- prokuroria ka rënë(?!). Por faktikisht në këtë rast opozita nuk duhet ta godiste prokurorinë sepse është një çështje delikate dhe se procesi sapo ka filluar e ju duhet ta lini të qetë atë të punojë madje një përfaqësi e juaj si pjesë kushtetuese e Republikës së Shqipërisë duhet të shkoni në mënyrë të vazhdueshme që të dëgjoni hipotezat e tyre me argumentet shpjeguese e implementuese nëpërmjet fakteve që do t’ju servirin ato. Pse ju nuk e bëni këtë punë por ktheheni në informatorë të fshehtë me individët e rrethit të dytë apo të tretë të rrethnajës prokurorike. Bashkëpunimi me prokurorinë nga ju dhe pozita për të inspiruar atë në nxjerrjen e të ndoturave të deputetëve, qeveritarëve individë të korruptuar, kryeparlamentarit e deri tek presidenti është një aset që ju bleron vlerë dhe elektorat. Prokuroria e ka për detyrë deri në përjetësi që të dyshojë për gjithçka se nga dyshimet janë zbuluar tmerre të mëdha në shoqërinë njerëzore. Edhe ju si opozitë e keni në realitet dyshimin njerëzor dhe institucional në konceptin politik, por në konceptin profesional të detajit e detajeve të shumta të krijimit të akuzës ju nuk mund ta bëni fatmirësisht sepse nuk e ka politika si proces. As edhe specialistët tuaj që ju keqinformojnë në selitë tuaja. A ju si opozitë keni bërë shumë e shumë presion ndaj prokurori
së dhe gjykatave dhe gati sa nuk i keni kthyer në enklava skllevërish të para 2 mijë vjetëve. Besoj e keni parë filmin “Gladiatori” ku në rol kryesor është Rassell Crown, njëri ndër gjigantët e kinematografisë aktoriale të Holliwood – it. Faktet tuaja dhe bëmat ndaj prokurorisë në këtë çerek shekulli demokraci dihen. Por prokuroria kam besim se do të vijojë në thellim të mëtejshëm të kësaj ngjarjeje dhe SHBA tok me BE-në duhet dhe duhet ta inkurajojnë si triumf të së drejtës mbi keqësinë. Po e mbyll me një thënie “soft” kuptimplote, diplomatike, mendjemesazhëse dhe politikëbërësetë të senatorit republikan John McCain, ish-kandidat për president në SHBA para gjashtë vitesh ndaj Obamës në lidhje me marrëdhëniet me Netanjahun që fitoi zgjedhjet në Izrael këtë fundkohë – Izraeli ka qenë ndër të rrallat shtete që ka qenë në fushatën presidenciale në SHBA në 2012 në fanim të fortë pro Romney-t republikan: “Get over your temper tantrum, Mr.President” (Kapërceni zemërimin tuaj shpirtëror , Zoti, President).