A mund të forcojë seksi aftësinë e të menduarit?

Përfitimet nga seksi janë të shumta, ashtu siç janë edhe studimet rreth tij. Seksi nuk përmirëson vetëm humorin tuaj, por edhe shumë gjëra të tjera.

Sipas një studimi të fundit seksi në moshën 70-vjeçare dhe më pas rrit aftësinë e të menduarit dhe funksionimin e trurit.

Një studim i fundit thotë se sa më i kënaqur të jetë një person i moshuar me seksin aq më shpejt mund të mendojë ai dhe ka një kujtesë më të fortë.

Studiuesit thonë se seksi i shpeshtë e mban trurin të ri.

Studimi i kryer në Hollandë mori 1700 persona të moshës 58 deri në 98 vjeç.

Të gjithë këta persona kryenin të paktën një herë në muaj marrëdhënie seksuale.

Ata iu nënshtruan disa testimeve mendore.

Rezultatet treguna se këta kishin reagim më të mirë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që nuk bënin seks.

SHKARKO APP