A po e ndien Rama humbjen? Vlora qyteti ku do doja të kaloja ditën time të fundit

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale. Në fjalën e tij para qytetarëve vlonjate Rama, tha se fjalimin e tij të fundit donte ta mbante në Vlorë.

“Do të zgjidhja Vlorën po të ishte dita ime e fundit, do të zgjidhja prapë Vlorën edhe për fjalimin tim të fundit në publik. Sikur të më duhet të them ku janë bashkë në të njëjtin vend Shqipëria dhe Kosova unë them Vlora”,- tha ai.

Kjo deklaratë e Ramës tregon se i po i druhet humbjes dhe hakmarrjes së qytetarëve shqiptarë në 25 qershor. Kujtojmë që Rama 4 vjet më parë u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Vlorë, por në këto zgjidhej ai ka vendosur të kandidojë në Tiranë.

Ndër të tjera Rama tha se nderi më i madh që i është bërë është të zgjidhet deputet.

“Nderi më i madh që më bëtë është të jem deputet dhe i dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është një detyrim i pashlyeshëm dhe një emocion i pashlyeshëm”,- tha ai në nisje.

 

SHKARKO APP