Abuzim me fjalën “Albanien”

Nga Kolë Gjoka/ Relativisht mundohem të rri larg politikës Shqiptare të ditës, por sot dëshiroj të bëj një përjashtim. Por pse e bëj këtë ?, mund të pyesi dikush. Së pari, sepse jam një politikan me standarte të tjera, ku kundërshtari politik është miku im por jo i ideve të mia. Së dyti, sepse gjithmonë kam mbrojtur dhe do të mbroj interesat Kombëtare. Së treti, sepse jam kundërshtarë i hapur i kujtdo që kërkon të hedh baltë mbi çdo reprezant të Shqipërisë dhe vlerave të saj.

Së katërti, nuk i duroj dot ata të cilët, vetë dridhen nga reforma në drejtësi, prej ” mëkateve ” të tyre dhe akuzojn të tjerët si mëkatar. Ligji i luftës “mbrojtja më e mirë është sulmi ” këtu nuk funksionon. Së pesti, sepse mendoj që kur i mban ison ” armikut” vjen era tradhëti. Së gjashti, sepse mendoj që politika e ditës bëhet atje dhe jo në mardhënjet me partnerët tanë ndërkombëtar.

Duke qene se jam në investim të drejtpërdrejt të fuqizimit të mardhënjeve Gjermani-Shqipëri, si dhe pjesmarrës aktiv në këto procese, kam ndjekur me vemendje vizitën, protokollet, por edhe publikimet e mediave Gjermane për vizitën e Ministres së Mbrojtjes Shqiptare në Gjermani. Ministrja Shqiprare është pritur në mënyrën shumë dinjitoze, me një protokoll zyrtar tipik Gjerman, dhe për këtë ndihem krenar që jam Shqiptar. Kishte një vlersim maksimal nga pjesmarresit e takimit në Akademin Ushtarake Gjermane, për thellësin e mendimeve, për largpamësin dhe idetë bashkpunuese, por edhe paraqitjen e vlerave Kombëtare.

Midis shumë artikujve dhe reportazheve shumë pozitiv të kësaj vizite, të publikuar në mediat kryesore Gjermane, ka edhe nga ata ” gazetar” të cilët mendojn që Shqipëria është diku andej nga lindja e largët, dhe na shikojn si njerëz të dorës së tretë. Gjithashtu për të zbehur edhe rëndesin e kësaj vizite, dhe për të kritikuar Qeverin Gjermane për pritjen që i rezervoj Ministres Shqiptare, dhe pa patur njohuri mbi protokollin zyrtar, mundohen të bëjn lajm me gjëra normale, njerzore dhe qytetare. Por kjo nuk më shqetëson sepse është minorancë, ajo që më shqetëson është isoja e patriotëve të mi. Vizita e Ministres Shqiptare ishte një shprehje e besimit të Qeverisë Gjermane tek Shqipëria. Ata që mendojn ndryshe, mund vetëm tju them që gaboheni

SHKARKO APP