Abuzimet me çmimet në jug/ Gazetari nga kosova paguan më shtrenjtë

Plazhet e jugut në Shqipëri, janë “ajka” dhe “kripa”. Kemi dëgjuar shpesh raste të abuzimit me çmimet por një rast abuzimi i pastër është shënuar këtë fundjavë.

Dhe më të diskriminuar janë pushuesit nga Kosova, pasi çmimet për ta kapin shifra thuajse dyfish më të larta se për shqiptarët. Një rast të tillë e ka denoncuar një gazetar nga Kosova, i cili ka publikuar foton e dy biletave të shezloneve në Drimadh, por jo me të njëjtin çmim.

Arton Mulliqi, në një status në facebook, shkruan se edhe pse në të njëjtin vend me shqiptarë, shezloni për të është 2000 lekë e ndërsa për vendasit vetëm 700 lekë.

Statusi

Hajni klasike ne Drymades, Dhermi.

Ne te njejten hapsire plazhi, une paguaj 2,000 lek per çader dhe shezllona vec pse jam nga Kosova, e vellai nga Shqiperia 2 metra larg meje paguan 700 lek.

#Mire po na e bojne. Duhet edhe me na rrehe neve.

SHKARKO APP