Adelina- Canës: Po nusen italiane të virgjër e gjete?

Në media është folur gjatë për një lidhje mes tyre.

Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares, Lorik Cana dhe këngëtaren, Adelina Tahiri.

Mediat rozë raportuan se ndarja e tyre erdhi për shkak se Cana kërkonte një femër të virgjër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se kanë kaluar vite nga kjo histori, Tahirit ende nuk i ka ikur inati.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë 15 vjeç nuk isha e virgjër dhe bashkëshortja e tij italiane dhe 30­vjeçare ishte e virgjër!?

Këto lajme më kanë lënduar shumë kur i kam hasur në media.

Virgjëria e një femre shihet edhe te formimi që ajo ka në kokë. Unë nuk jam Shën Maria, por veten e njoh mjaft mirë dhe nuk jam e tillë si më kanë akuzuar”, shprehet këngëtarja nga Maqedonia për “Bluetooth”.

Më pas, ajo tregon edhe sesi e ka njohur Canën…

“Unë dhe Loriku jemi njohur para disa vitesh.

Kam qenë rreth 14, 15 vjeç ndaj dhe ajo që kishim ne nuk ishte një lidhje, nuk e mohoj që jemi pëlqyer.

Kemi dalë disa herë me Lorikun dhe e kemi shijuar shumë shoqërinë e njëri­tjetrit, por mes nesh nuk ka pasur asnjë lidhje, thjesht një simpati mes të dyve.

Gjërat mbaruan kur kuptuam që nuk ishim aty ku duhej”, tregon ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?