Administrata 2015, sa punonjës pakësohen?

Zyrtarizohen shifrat e reja të qeverisë për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore përgjatë këtij viti. Kështu, sipas një vendimi të posaçëm të qeverisë i cili tashmë ka hyrë në fuqi, parashikohet që në disa prej institucioneve qendrore punonjësit të shtohen, ndërsa në disa të tjera ata të pakësohen. Duke arritur në një total prej gjithsej 30 punonjësish që u pakësohen dikastereve kryesore në nivelin e qeverisjes vendore. Konkretisht, sipas këtij vendimi, numri organik i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit shtohet me 30 veta dhe bëhet gjithsej 101 punonjës. Për të vijuar më tej me numrin organik të punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, i cili thuhet se përgjatë këtij viti shtohet me 7 veta dhe bëhet gjithsej 2.144 punonjës. Ndërsa numri organik i punonjësve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shtohet me 8 veta dhe bëhet gjithsej, 446 punonjës. Sikundër, numri organik i punonjësve të Ministrisë së Zhvillimit Urban pakësohet me 12 veta dhe bëhet gjithsej 790 punonjës. Kurse numri i punonjësve të Ministrisë së Mjedisit pakësohet me 7 veta dhe bëhet gjithsej 1.240 punonjës. Dhe në fund, lista e ndryshimeve të stafit të dikastereve vijon me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, numri organik i punonjësve të së cilës pakësohet me 6 veta dhe bëhet gjithsej 38.285 punonjës. Dhe me atë të Ministrisë së Mbrojtjes, numri organik i punonjësve të së cilës pakësohet me 8 veta dhe bëhet, gjithsej, 8.988 punonjës. Apo me numrin organik të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili pakësohet me 6 veta dhe bëhet gjithsej 14.675 punonjës. “Numri organik i punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme pakësohet me 1 vetë dhe bëhet gjithsej 506 punonjës. Numri organik i punonjësve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë pakësohet me 2 veta dhe bëhet gjithsej 415 punonjës. Numri organik i punonjësve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë pakësohet me 2 veta dhe bëhet gjithsej 2.833 punonjës. Numri organik i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë pakësohet me 1 vetë dhe bëhet gjithsej 3.463 punonjës”, përfundon vendimi në fjalë i qeverisë, lidhur me ndryshimet e punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore përgjatë këtij viti.

LISTA

 

Dikasteri                                Ndryshimi              Totali

 

Ministria e Bujqësisë       + 7 veta           2.144 punonjës

 

Ministria e Ekonomisë    + 8 veta              446 punonjës

 

M. e Zhvillimit Urban     – 12 veta             790 punonjës

 

Ministria e Mjedisit          – 7 veta           1.240 punonjës

 

Ministria e Arsimit          – 6 veta            38.285 punonjës

 

Ministria e Mbrojtjes       – 8 veta            8.988 punonjës

 

Ministria e Brendshme    -6 veta             14.675 punonjës

 

Ministria e Jashtme         – 1 vetë            506 punonjës

 

Ministria e Energjisë       – 2 veta            415 punonjës

 

M. e Mirëqenies Sociale – 2 veta            2.833 punonjës

 

Ministria e Shëndetës.     – 1 vetë            3.463 punonjës

SHKARKO APP