Administrata e shtetit në sytë e qytetarëve…
Nga Agim Jazaj
Rritja e cilësisë së shërbimit nga administrata e bashkisë ndaj qytetarëve, disiplina në punë e sidomos përsosmëria e performancës së institucionit në qendër të bashkisë Selenicë, ka bërë që vet kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj, të ngacmohet në ngasjen e tij, deri sa të mbyll edhe portën e institucionit të bashkisë këto ditë, madje duke vënë edhe gërshërën në prezencën e nëpunësve të administratës, në orën e fillimit të punës… Por, nuk mjaftoi me kaq… Dita vijuese, vijoi me mbledhjen e gjithë stafit, organizuar nga zëvendës kryetari i bashksë, z. Neim Veshaj, për të vënë pikat mbi “i”, në disa “pika të nxehta”, sidomos në rritjen, përsosmërinë e marjes së shërbimeve të qytetarëve nga bashkia si institucion.
Komunikimi dhe tërheqja e vëmendjes nga zv/kryetari ishte konkrete, madje dhe prekëse për secilin punonjës, duke filluar nga orari i punës, shpalosja e tij, shfrytëzimi i orarit të punës, performanca, edukata qytetare dhe institucionale në komunikimin me qytetarët, e cila ka vend për të përmirësuar dhe për të ndryshuar imazhin e deritanishëm, madje për të prezantuar më së miri fytyrën reale të administratës, të asaj që synon, voton dhe meriton qytetari, votuesi. Edukata e punës dhe formimi i secilit nëpunës, nis qysh nga prezantimi, komunikimi, i cili duhet të komunikojë me njërëzit, me zëmër në dorë, t’i ndjejë atij dhimbjet dhe jo t’i shtojë dhimbjet, ta shoqërojë atë duke u ngritur më këmbë, me edukatë, ta pres te dera dhe ta përcillë me edukatë, të shoqërohet me dhemsurinë e dashamarësinë njerëzore. Si duhet të komunikojë në ambientet publike. Si duhet të rrijë dhe sa duhet të rrijë në kafene, në rrugë, në autobuz?!… Nëpunësi i administratës të mos pijë duhan në zyrën e tij, ku shërben, as në koridoret e institucionit, ku e ndalon ligji, por në natyrë, aty ku e lejon ligji… Të jap modelin dhe jo shëmtinë… Secili ta quaj veten jo zot në zyrën e shtetit, por një qiraxhi…Deri edhe Kryeministri, një shërbëtor kokëulur përpara popullit të tij… Dhe nëse nuk kemi në dorë zgidhjen e hallit, duhet të ndjemë hallet e tyre, si tonat- thotë kryebashkiaku- Shametaj. Ai “nuk di” të tundet me spaletat e zyrtarit, (por zotron fortë shiritin e qytetarit me të cilin prezantohet) të flas vetëm nga maja e mikrofonëve, por flet me njerëzit në rrugë, në stan, në shtëpi, buzë përroit, aty ku hapet udha për njerezit, dhe aty ku u pritet udha e të pa udhëve, në çdo moment të natës a të ditës; në telefon, me smokthinjotët, drashoviciotët, armenasit, sevasteriotët si njeriu i tyre mes dhimbjes dhe në ison e këngës! Si i barabard mes tyre dhe si njeriu i tyre, pa qibër e fodullëk! T’u tregojmë e t’u hapim udhët dhe jo t’u ngatërrojmë udhët! Sepse: Ndodh rëndomë, e ndjejmë shpesh, kudo në zyra: “Ka me shumicë rrogëtarë, e me pakicë gjen sot zyrtarë. Dhe… pa poseduar shiritin e qytetarit, (nga duhet të nis startimi dhe testimi) tunden me spaletat e zyrtarit-fatkeqsisht pa pasur shiritin e qytetarit”!
Administrata; fytyra reale e shtetit…
Administrata shtetrore, në gjithë nivelet e sajë, është përditë e çdo çast nën monitorimin e “kamerave vëzhguese” të qytetarisë, duke bërë ndarjen, po edhe seleksionimin: Është “majaja, apo krundet” e shoqërisë? Administrata e shtetit në gjithë botën e qytetëruar dhe të civilizuar është pjesa më e emancipuar e shoqërisë, e cila frymëzon, udhëheq, udhërrëfen dhe ndriçon shoqërinë e sotme dhe përgatitë shoqërinë e nesërme, që aspirijnë edhe shqiptarët? Por në të vertetë për ne rezulton dhimbshëm, duke hedhur një sy të shpejtë mbi administratën, në cilido nivel të saj… Administrata shtetrore, e përzgjedhur kujdesshëm nga përfaqsues-abuzuesit-përçmuesit, a është fytyra reale e aspiratës shqiptare? A është “lokomotiva” e vërtetë e zgjedhur nga përçuesit (apo “vagoni”) i shoqërisë shqiptare, që tërheq udhëtarët për në portë-Europën? A është fytyra reale e shtetit, (që përfaqson shoqërinë) ajo që meritojnë dhe votuan shqiptarët, edhe në zgjedhjet e fundit të qershorit të vitit 2015-të? Nëpunësit, zyrtarët, a rezultojnë përçues apo përçmues? Kjo, duhet e duket se është pyetja e vetme, e përmbledhur dhe mbetet shqetsim i shoqërisë së sotme shqiptare, të ndodhur përballë barrierës mbi çerek shekullore, në rrugën e humbur rrugëve nga të paudhët, pafundësisht nëpër tynelin a pa fund të tranzicion-tërkuzës… Tek nëpunësi i thjeshtë i administratës shtetrore në bashki, institucione, zyra, deri në ministri, qeveri- qytetari sheh surratin, shpirtin, dinjitetin, personalitetin dhe perversitetin e shtetit, të drejtuesit, votën e tij të ekranizuar, të përligjur, apo të shpërdoruar. Nëpunësi i thjeshtë, deputeti, ministri, kryeministri, diplomati, kanë lindur njerëz, bëhen zyrtarë, vdesin njerëz, dhe a mbeten njerëz?! Mësuesi në klasë dhe në rrugë, polici me kobure, shkop, bilbil e pa bilbil, zyrtari në poltron, në sportel që të hap sportelin dhe shpirtin, por dhe të përplas sportelin, të vret dhe shpirtin. Pra, të seliten njerëz, qytetarë të nderuar edhe jashtë institucionit. Ai, nuk prezanton vetëm- veten, por pasqyron shtetin, shoqërinë, kulturën, aspiratën dhe shpresën e një shoqërie të tërë, në udhëkërkimin e udhëkryqit të pa fund, duke kërkuar me pishë në terrin e gjatë e të pafund – udhërrëfyesit. Nëpunësit e administratës, janë “gurët e themelit”, “muret” që lartësojnë shtetin; “çatia që mbulojnë shtetin”, ndriçojnë apo shëmtojnë shoqërinë… Sa më të “gdhendur” të jenë këta “gur” aq më i gdhendur do të jetë edhe shteti, dhe sa më të “pa gdhendur” të jenë ata, si dhe kanë qënë e po mbeten, aq më i “pa gdhendur” do të jetë dhe do të mbetet shteti… e dhunuar shoqëria! Kamera vëzhguese e shtetasve “filmojnë” çdo ditë dhe “shfaqin” çdo mbrëmje kronikën, nga veprimtaria e administratës së shtetit. Përsëri zgjedhësit bëjnë bilancin: “Na është përligjur, apo na është shpërdorur vota”?…
Na rezulton dhimbshëm, e thënë mes klithmave-kujevënëse: Kur qytetari bashkëpunon me policinë për të mbrojtur rendin, vendin, qetsinë, pronën publike dhe atë qytetare… Dhe polici, kryepolici deri dhe ministri bashkëpunojnë me krimin, me drogaxhinjtë?! Një grup i vogël, i’a kishin marë labçes me oi, oi dje te “Sheshi i Flamurit”:
“Ku ta thajmë shaminë,/Me lot fukarai,/Ku të gjejmë drejtësinë,/Te Shejtan- Ullai?!…”.