Administrata në testim

Rreth 115 punonjës të sektorit të burimeve njerëzore i janë nënshtruar provimit me shkrim në kuadër të testimit të punonjësve të administratës publike.

Ministrja, Milena Harito, tha se kualifikimi i administratës do t’i shërbejë përballimit të procesit të hapjes së negociatave.

Ndërkohë, Testimi pritet të shoqërohet edhe me trajnime specifike të punonjësve, në ato raste kur do jetë e nevojshme.

Ky është testimi i dytë i organizuar në kuadër të vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë.

SHKARKO APP